Trajneri i kombëtares së futbollit Cristian Panuçi paditi në gjykatë ish-presidentin Bujar Nishani pasi ai e kishte quajtur sharlatan.
Reagimi i Nishanit, vinte pas disa humbjeve të kombëtares nën drejtimin e Panuçit, i cili ka eksperimentuar me lojtarë të rinj.
Ish-presidneti i cili ka dashur të bëjë rolin e një analisti sporti pasi ka lënë presidencën, e quajti trajnerin sharlatan.
Kaq u desh që ky i fundit ta padisë në gjykatë duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim për prishje imazhi.
Pas këtij lajmi ka reaguar Nishani. “Nuk e kam lexuar padinë dhe nuk më thotë gjë njoftimi që është publikuar në media.Megjithatë, unë do ta ndjek padinë dhe procesin gjyqësor”, deklaroi ish-kreu i shtetit i pyetur nga Panorama./a.m.










