• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U ofendua rëndë nga kreu i PD, ja kush është polici i Rrugores

by A R
31/03/2017 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Video ku kreu i PD-së së Lushnjes, Myslym Murrizi fyente dhe ofendonte rëndë një punonjës policie, pse ky i fundit e kishte ndaluar për shkak se nuk kishte vendosur rripin e sigurisë, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në rrjet.

Aq sa Murrizi është detyruar që të fshijë videon të cilën në mënyrë të trashë e kishte postuar vetë në rrjet.

Murrizi është kritikuar edhe nga njerëz pranë PD-së, për gjestin e tij.

Gazetari i djathtë Alfred Lela ka bërë një shkrim për ngjarjen, ku tregon se kush është polici i sulmuar.

“Një video e hedhur në rrjet nga vetë autori i saj, Muslim Murrizi, kryetari i PD së Lushnjës, është vetëdemaskuese. Në të, Murrizi shfaqet duke e fyer dhe abuzuar hapur policin rrugor, të cilin unë e njoh dhe e di për djalë të mirë e korrekt. Ai quhet Agron Voga dhe është nga Fushë- Kruja.

Por, nuk ka rëndësi fakti se kush e njeh dhe si, një polic: Ai njeri me uniformë është të gjithë policët e Shqipërisë.

Ai është njëri prej atyre që rrinë gjithë ditën në pluhur, vapë apo shi; thithin në mushkëri dioksid karboni, dhe u duhet të durojnë edhe abuzimet e ‘muslimëve’ të kësaj shoqërie arrogante.

Dukej e rehatshme makina e Muslimit, nga druri i përpunuar ngjyrëarre që i mbështillte timonin.

Sa ç’dukej në parehati polici me emrin Agron, të cilin duke e njohur, e di se një gjak i vinte e një i shkonte dhe uniforma e pengonte që të ‘prezantohej’ siç duhej me Muslimin.

Ka shumë policë që durojnë abuzime rrugëve të Shqipërisë, nga të ngjashmit e Muslimit: Kryetarë partish dhe drejtorë partish, zëvendës ministrash dhe dashnore ministrash.

Nuk e meritojnë. Ata janë nëpunës të këtij shteti, edhe kur shteti kthehet në pushtet abuziv.

Myslim Murrizi, ndoshta ka qenë i provokuar, por ne nuk e dimë këtë, sepse në videon që ai vetë ka xhiruar, është ai në shkelje dhe askush tjetër.

Ai duhet t’i kërkojë falje policit Agron dhe të ngrejë zërin kundër shefave të tij që mund të jenë të drogës, të hurit e të litarit.

Por, nuk është e ndershme që inatin me sistemin, ministrin apo qeverinë t’a nxjerrësh me policin e parë rrugor që është duke bërë punën.

Lulzim Basha, që i ka mbledhur njerëzit në shesh për Republikën e re, edhe si ish- ministër i Brendshëm, edhe i këtij polici e të gjithë policëve, duhet të bëjë një gjest e ‘të tërheqë Muslimin’, që ne ta kuptojmë se Republika është e re dhe ‘muslimët’ e vjetër”, shkruan Lela.

Next Post
Zbulohet e dashura e re e Ledri Vulajt, është mbesa e një emri të madh të sportit shqiptar

Zbulohet e dashura e re e Ledri Vulajt, është mbesa e një emri të madh të sportit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In