• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U nisën për “Republikë të Re”, po kërkojnë “Perëndim të Ri”

by Mero Baze
15/05/2017 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha e nisi betejën për “Republikën e Re”, me shpresë se do t’i mbushte mendjen Perëndimit, që ka mbështetjen e shqiptarëve dhe po e mbyll këtë cikël, duke u përpjekur t’u mbushë mendjen shqiptarëve se Perëndimi nuk e kupton situatën në Shqipëri.

Brenda një muaji, secili zyrtar i lartë perëndimor që është marrë me krizën në Shqipëri, është etiketuar pas zgjidhjeve që ka dhënë, ose si i njëanshëm, ose si i blerë nga Sorosi, ose si të paguar nga droga, ose si të paditur dhe të paaftë, siç po etiketojnë zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit.

Betejën e parë të fortë e bënë kundër ministrit të Jashtëm gjerman të kancelares Merkel, i cili përfaqëson qëndrimin zyrtar të qeverisë së saj. Edhe pse Merkel ja kishte përplasur në fytyrë Bashës, në një takim informal në Maltë, gjatë mbledhjes së Partive Popullore Europiane, ajo dërgoi ministrin e Jashtëm në Tiranë për të zgjidhur krizën, duke e bërë të qartë se bojkoti është vendim i pajustifikuar. Gabriel u shpall pas kësaj, i njëanshëm, socialist, i blerë nga Sorosi etj.

Më pas u bë një përpjekje nga më seriozet e mundshme. Me rekomandim të Ilir Metës u përfshinë në proces Partitë Popullore Europiane, dhe Merkel riautorizoi zëvendëspresidetin e Partive Popullore dhe kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Europain, McAllister. Ai erdhi në Shqipëri dhe ofroi paketën McAllister, e cila përmbante një shtyrje të afërt zgjedhjesh, një rikompozim të qeverisë me disa poste teknike që duhet të kthehen në traditë dhe në të ardhmen para zgjedhjeve, dhe votimin në Kuvend të ligjit të Vetingut.

Paketa u hodh poshtë nga Partia Demokratike dhe McAllister u quajt i painformuar dhe i manipuluar nga socialistët, edhe pse ai qëndroi në takim vetëm me Lulzim Bashën.

Procesi i zgjedhjeve pas kësaj filloi, dhe SHBA bëri sot përpjekjen e saj të fundit, me zyrtarin më të lartë të SHBA që mbulon Ballkanin dhe Europën Juglindore, zv.ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee.

Ai i qëndroi në ofertën e tij paketës McAllister dhe propozimeve shtesë që ka bërë Edi Rama pas paketës, që kanë të bëjnë me një zëvendëskryeministër dhe strukturë zgjedhore që të kontrollohet nga opozita.

Ky u sulmua dhe më keq. Përveç epitetit i paditur dhe i paqartë, para takimit, u sulmua dhe si një zyrtar i paaftë, që i kishte rënë më qafë Nikolla Gruevskit në Maqedoni, që nuk kishte zgjidhur dot krizën e Kosovës dhe që nuk ja vlente të merrej në konsideratë.

E gjitha kjo sagë refuzimi e PD ndaj Perëndimit nuk ka nevojë për koment, por tregon në mënyrë ironike, se PD në vend të “Republikës së Re”, është duke kërkuar një “Perëndim të Ri”, që të kuptojë Republikën e tyre.

Në vend që ata të ishin tani në fushatë dhe t’u shpjegonin njerëzve “Republikën e Re” me Berishën në krye, janë duke u shpjeguar shqiptarëve “Perëndimin e vjetër”, që nuk kupton hallet e tyre. Ata kanë kohë që përgojojnë gjermanët e Merkelit që janë të djathtë, por që sipas këtyre, nuk kuptojnë, zyrtarët e Trumpit që janë të djathtë, por të paaftë për t’u informuar etj. Mund të vazhdojnë pafundësisht kështu, duke i bërë gjyqin Perëndimit, por problemi është se Perëndimi është i qartë në rrugën e tij dhe kërkon të bëjë Shqipërinë si Perëndimi, dhe jo Perëndimin si Shqipëria, siç kërkon Lulzim Basha.

Next Post
Ministri i Mjedisit siguron: Në Shqipëri nuk do të hyjnë mbetje të rrezikshme

Koka: Fund politikës konfliktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In