Një grua nga Tirana ka denoncuar zhdukjen e vajzës së saj adoleshente. Shtetasja me inicialet D.K., 42 vjeçe banuese në Paskuqan, është paraqitur ditën e djeshme në polici për të denoncuar se e bija E.K., ka humbur çdo kontakt.
Ajo ka thënë se vajza e saj 15-vjeçe kishte dalë nga banesa për të shkuar në shkollë, por më pas nuk ishte kthyer më në shtëpi.
E shqetësuar për fatin e të bijës dhe pas kërkimeve të saj pa rezultat tek të afërm dhe shoqe, 42 vjeçarja i është drejtuar policisë për ndihmë.
Pas njoftimit për rastin, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e 15 vjeçares. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim./ma.me










