Një shtetas rezulton i zhdukur prej 2 nëntorit të këtij viti. Bëhet fjalë për avokatin Besnik Muço, i cili u nis drejt Italisë përmes portit të Durrësit.
Ka qenë bashkëshortja e 54-vjeçarit ajo që ka denoncuar mungesën e gjatë të burrit të saj në mediat italiane. Sipas Raimonda Muços, avokati nuk ka zbritur në tokën italiane.
Deri më tani dihet vetëm se Muço u nis drejt Barit me linjën e trageteve “Adria”. Lajmi është publikuar sot në median e shtetit fqinj, ‘Il Messaggero’. /b.d