• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“U ngrit nga shtrati i viktimës dhe po mbërthente xhinset”, shqiptari në Britani dënohet me 7 vjet burg për përdhunim

by A R
22/12/2022 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar që punonte si shpërndarës picash në Londër është akuzuar dhe dënuar me 7 vjet burg për përdhunimin e një vajze në shtratin e saj.

29-vjeçari Klodjan Samurri kreu veprën penale ndaj vajzës në Qershor të vitit të shkuar. Viktima ka rrëfyer se ajo shkoi të flinte dhe më pas gjeti Samurrin duke kryer marrëdhënie seksuale me të, raporton “Daily Mail”.

Paditësja, emri i së cilës nuk është bërë i njohur, kishte dalë me një grup shoqesh më 26 Qershor 2021 kur njohu Samurrin. “Ato hëngrën dhe u larguan midis orës 11-12. Morën rrugën për në shtëpi dhe u ulën në një restorant italian të njohur për dy prej vajzave pasi porosisnin aty rregullisht”, tha prokurorja Katrina Charles.

Pronari i restorantit i prezantoi me tre meshkuj, njëri prej të cilëve ishte Samurri. Të gjithë u ulën dhe vijuan bisedën duke pirë cigare e alkool derisa vendosën që të shkonin në apartamentin e njërës prej tyre.

Charles shtoi se djemve iu bë e qartë se “ishin të ftuar të shkonin, por jo të kalonin natën aty”. Në këtë pikë, viktima ishte “e dehur” dhe “donte të shkonte në shtëpi”. Dy vajzat e tjera do të ishin me dy prej djemve, ndërsa Samurri do të mbeste si ‘rrota e tretë’ pasi paditësja donte të largohej.

Kur mbërritën në shtëpi, ajo fjeti ndërsa një prej vajzave pa Samurrin të hynte në dhomën e saj për të pyetur nëse ndihej mirë. Shoqja e vajzës e paralajmëroi të mos hynte në dhomë kur dritat ishin fikur dhe për më tepër që viktima ishte në gjumë. Më vonë, njëra prej shoqeve vuri se drita e dhomës ishte e ndezur.

“Ajo hapi derën, hyri në dhomë dhe pa të paditurin të ngrihej nga shtrati i viktimës. Ishte i veshur, por po mbërthente xhinset. Vuri re se viktima nuk kishte bluzë. Kur kishte hyrë më parë, ajo ishte e veshur me pizhama”.

Ajo e pyeti shoqen e saj nëse gjithçka ishte në rregull dhe e kishte lejuar Samurrin të kryente marrëdhënie me të, por ai iu përgjigj: “Çdo gjë mirë” dhe më pas e përzuri nga dhoma. 30 minuta më vonë, skena u përsërit sërish, por viktima ishte shprehur se i kishte kërkuar vazhdimisht 29-vjeçarit të largohej.

“Ajo nuk kujtonte që i padituri të kishte hyrë në dhomën e saj dhe erdhi një pikë kur u zgjua dhe e gjeti veten duke kryer marrëdhënie me të. Herë pas here ishte e pavetëdijshme dhe nuk reagonte, por mban mend se i ka thënë disa herë të ndalojë dhe të largohet”.

Klodjan Samurri i mohoi dy akuzat për përdhunim. Ai u shpall fajtor për njërën prej tyre dhe u dënua me 7 vjet burg, ndërsa do të jetë subjekt i regjistrit të përdhunuesve.

/a.r

Next Post
Ambasadori rus paralajmëron përshkallëzimin e luftës në Ukrainë pas vizitës së Zelensky-t në SHBA

Ambasadori rus paralajmëron përshkallëzimin e luftës në Ukrainë pas vizitës së Zelensky-t në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In