• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U ndaluan me dy emigrantë të paligjshëm në makinë, çifti nga Konispoli fundoset pas kontrollit të banesës: U gjendet kanabis

by Java News
07/10/2021 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Sarandës ka arrestuar një çift bashkëshortës nga Konispoli, të cilët u kapën në flagrancë teksa po transportonin dy emigrantë të jashtëligjshëm kundrejt pagesës. Shtetasi me inicialet L. F., 38 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Sh. F., 31 vjeçe, u kishin premtuar emigrantëve të jashtëligjshëm kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e çiftit, policia arriti të sekuestronte dhe një sasi prej 35.6 kilogramë kanabis, e ndarë në pako, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit, 1 armë zjarri automatik, si dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Sarandës për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Likojani”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Vihet në pranga një çift bashkëshortesh.

Sekuestrohen 35.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Likojani”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: I. F., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe Sh. F., 31 vjeçe (bashkëshortë me njëri-tjetrin), të dy banues në Konispol, Sarandë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve, forcat e Policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur ndalimin e automjetit me drejtuese shtetasen Sh. F., e cila në bashkëpunim me shtetasin L. F., po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./m.j

Next Post
Reformë në art e letërsi/ Mimoza Ahmeti, letër Ramës: Autorësia, e pashpërblyer

Reformë në art e letërsi/ Mimoza Ahmeti, letër Ramës: Autorësia, e pashpërblyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In