• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U ndalua me 300 mln lekë, gjyqtari Miri kërkon sërish lirinë

by A R
06/01/2018 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kaloi natën e ndërrimit të viteve në masën “arrest në burg”, gjyqtai i pezulluar i Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, kërkon të lirohet. Gjyqtari i akuzuar për “korrupsion” ka apeluar vendimin e 29 dhjetorit 2017, që la të pandryshuar këtë masë sigurie.

 Kërkesa e Mirit është motivuar me problemet shëndetësore që po kalon.

Shkëlqim Miri, gjyqtari i Apelit Tiranë, i arrestuar në nëntor të vitit të kaluar kërkon lirinë në Apelin e Krimeve të Rënda. Ai po hetohet për akuzën e “korrupsionit”, pas dyshimeve të Prokurorisë për marrjen e një rryshfeti prej 30 mijë euro në këmbim të një vendimi të favorshëm.

Përmes avokatit, gjyqtari i pezulluar Miri ka apeluar vendimin e 29 dhjetorit 2017 të Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Në këtë datë, gjyqtarja Daniela Shirka nuk pranoi kërkesën e tij për lehtësim të masës së sigurisë “arrest në burg” për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Në ankimin e depozituar në Apel, pretendohet se vijimi i masës shtërnguese mund të sjellë dëme të pakthyeshme në shëndetin e gjyqtarit dhe se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e kësaj mase ekstreme.

Gjyqtari Miri qëndron i izoluar prej 10 nëntorit 2017, ditë kur policia gjeti në banesën e tij një shumë prej gati 30 milionë lekësh të rinj.

Për shkak të problemeve me shëndetin gjyqtari Miri ai e vuajti këtë masë fillimisht në Spitalin e Burgjeve e mandej në një spital privat në kryeqytet. Në seancën e 29 dhjetorit Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda u njoh me raportin e dy ekspertëve të Mjekësisë Ligjore të cilët ekzaminuan gjendjen shëndetësore të gjyqtarit. Para gjykatës ekspertët pohuan se gjyqtari Miri vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se gjendja e tij ishte përkeqësuar. Por sipas mjekëve, atij nuk i rrezikohej jeta nëse qëndronte nën mbikëqyrje spitalore. Kjo kërkesë është e treta në radhën e kërkesave të Mirit për lirim nga qelia./Abc

Next Post
Zyrtare/ Tevez rikthehet te Boka Juniors

Zyrtare/ Tevez rikthehet te Boka Juniors

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In