Manchester United u mund sot nga Newcastle me golin e parë sezonal të skocezit Matt Ritchie duke vënë në rrezik edhe vendin e dytë në klasifikim. Pas ndeshjesh Jose Mourinho i thuri elozhe kundërshtarëve dhe deklaroi se Zotët e futbollit ishin me ta.
“Ata luftuan si kafshë – shpresoj ta marrin si kompliment,” shprehet Mou për Sky Sport pas ndeshjes. “Zotët e futbollit ishin në krahun e tyre. Nuk ishte e thënë që ne të shënonim gol sot. Neëcastle dha gjithçka dhe kjo është e bukura e futbollit.
Ata luftuan për një pikë, një pikë ishte misioni që i kishin vendosur vetes. Ne bëmë një gabim në mbrojtje dhe kur ata ishin përpara kishin vetëm një gjë në mendje dhe dhanë gjithçka për të mbajtur rrjetën të paprekur.” (BalkanWeb)