U mori borxh, kërcënohet me armë djali i biznesmenit Fisheku
Djali i biznesmenit Iljas Fisheku është kanosur me armë nga dy bashkëmoshatarë për shkak të një borxhi të pretenduar nga këta të fundit.
Sipas policisë dy të rinjtë e shpallur në kërkim janë Dejvi Rustemaj, Anxhelino Çevanaku, raporton Oranews.
Ngjarja është shënuar të dielën e 20 shtatorit 2015. “Në rrugën “Mine Peza” në bashkëpunim me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi të pretenduar kanë kanosur me armë shtetasin Andi Fisheku 23 vjec banues në Tiranë” informon policia e Tiranës.









