Pedagogu i Universitetit “Fan Noli”, në Korçë Alket Dino i cili merrte para nga studentët është lënë burg nga gjykata.
Masa e sigurisë “arrest me burg” i është dhënë edhe sekserit Xhevi Dervishi. Gjykata ka vlerësuar provat se pedagogu u ka marrë para studentëve në këmbim të dhënies së notës kaluese për provimet.
Ndërkohë që 35 vjeçari Xhevi Dervishi ishte ura lidhëse mes studentëve dhe pedagogut Alket Dino, i cili merrte para në këmbim të notës.
Arrestimi i tyre u bë me urdhër të SPAK, ndërkohë që GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy.
/e.rr











