Policia e Vlorës ka njoftuar se polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të një personi që u mbyt dje në Lumin Vjosë.
Shërbimet e policisë me ndihmën e grupit të polumbarëve kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit Arqile Ngjelo, 38 vjeç, në zonën e Mifolit.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.