U martuan para një viti, 18-vjeçarja zhduket pa lënë gjurmë
Ata u martuan para një viti, por mesa duket, martesa e tyre ka zgjatur fare pak. Vajza, e moshës 17-vjeçare, nga qyteti i Durrësit, u martua me një 24-vjeçar po nga Durrësi, por tani është zhdukur pa lënë gjurmë.
Bashkëshorti i saj, E.A. bëri dje denoncimin në polici, ku deklaroi se gruaja e tij, K.S., ishte larguar nga banesa ditën e mërkurë (26 gusht) dhe nuk është kthyer më. I riu është interesuar te prindërit e gruas, por ajo nuk ndodhej as aty.
I shqetësuar, por edhe i habitur nga zhdukja e papritur e të resë, 24-vjeçari ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj. Ai ka thënë para uniformave blu se e shoqja është zhdukur pa lënë asnjë letër apo sqarim, ndërsa ka shtuar se marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të mira dhe se nuk kishin pasur konflikt.
Çifti ishte martuar përmes ceremonive familjare, por jo ligjërisht, pasi e reja nuk kishte ende mbushur 18 vjeç.