• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

U mandatua për formimin e Qeverisë së Kosovës, analiza e DW: Sa shans do të ketë Glauk Konjufca?

by E S
05/11/2025 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë parlamentare shqiptare që deri tani ishin në opozitë kërkuan nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të shpallë zgjedhje të reja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithë kundërshtimin e partive të deritashme opozitare, mandatoi në orët e vona të së martës zyrtarisht Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë e re të Kosovës. Konjufca pason si mandatar Albin Kurtin, pasi ky i fundit 10 ditë më parë nuk arriti të krijojë mazhorancën parlamentare për ta bërë qeverinë. Glauk Konjufca, sipas Kushtetutës, ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur kryeministër.

Osmani: Interes i qytetarëve që të kemi institucione

Në një konferencë për media, Presidentja Osmani tha se gjatë ditës së martë zhvilloi takime edhe me krerët e partive të tjera më të mëdha parlamentare, të cilët, sipas Presidentes, i thanë se “nuk dëshirojnë të propozojnë mandatar”. Sipas Osmanit, në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese thuhet se, nëse pas dy tentimeve nuk zgjidhet Qeveria e Kosovës, “atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

“Është interes i qytetarëve që të kemi institucione dhe të bëhen çdo përpjekje të mundshme që të krijohen, që së paku të miratojnë vendime të rëndësishme në të mirë të qytetarëve”, tha Osmani, duke përmendur votimin e zgjatjeve buxhetore apo edhe të një buxheti të ri për vitin 2026. Osmani tha se si presidente ka “vlerësuar se është në interes të Kosovës të provohet të krijohet Qeveria, që këto vendime të mos presin edhe disa muaj të tjerë”.

Presidentja Osmani tha se LVV-ja e ka bindur se ka gjasa që ta formojë ekzekutivin, ndërkaq tha se garanci nuk i ka dhënë sepse nuk kërkohet me Kushtetutë. “Askund në Kushtetutë dhe aktgjykime nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasës. Garancia jepet në Kuvend, kurse gjasat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy apo më shumë kandidatë, unë duhet ta shihja se kush i ka gjasat më të mëdha. Nga LVV-ja kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat. Mua më takon që të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa”, tha Presidentja.

Kundërshtime nga partitë e deritanishme opozitare

Partitë politike të deritashme opozitare menjëherë, sapo Vetëvendosja propozoi Konjufcën mandatar për krijimin e qeverisë, reaguan ashpër dhe të gjitha njëzëri kundërshtuan atë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në një komunikatë për media, tha se është e qartë se LVV nuk ka shumicë shqiptare në Kuvend, duke e cilësuar si humbje kohe dhe “zvarritje të panevojshme” mandatimin e një kandidati të ri për postin e kryeministrit.

“Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”, thotë PDK-ja përmes një kumtese për media. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, propozimin e Konjufcës e cilësoi si “shfaqje teatrale” të LVV-së, si “mandatar pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik”. Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se presidentja nuk ka mandat që ta mandatojë askënd për formimin e qeverisë “pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme”.

Mandatimin e Konjufcës për kryeministër ndërkaq e mbështeti grupi i deputetëve të pakicave jo serbe në Kuvendin e Kosovës. Glauk Konjufca, nga ana e tij, tha se “dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, por jo koalicion”. Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Kush është Glauk Konjufca?

Glauk Konjufca është një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, që nga themelimi i saj, rreth dy dekada më parë. Në vitin 2010 ai u zgjodh për herë të parë deputet dhe më pas shërbeu si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës (2011–2014). Në legjislaturat pasuese, si deputet, ai udhëhoqi Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Pas zgjedhjeve të vitit 2019, Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa më vonë shërbeu edhe si ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë Kurti, deri në qershor 2020. Nga viti 2021 deri këtë vit, kur u mbajtën zgjedhjet, ai shërbeu sërish si kryetar i Kuvendit.

Cakolli: Precedent i rrezikshëm

Njohësit e rrethanave politike thonë se mandatimi i Glauk Konjufcës si propozim i dytë nga Vetëvendosja në përpjekjen për krijimin e qeverisë së re është vetëm hapi i parë në një proces më të gjatë, jo një akt kushtetues në vetvete. “Gjasat për formim të qeverisë duhet të jenë të matshme dhe të verifikueshme. Çdo veprim pa prova reale do të ishte i diskutueshëm dhe do të krijonte precedent të rrezikshëm për të ardhmen, ku dy parti, mbase edhe me numër të njëjtë të deputetëve, do të mund të pretendonin njësoj se kanë shumicën, dhe vendimi i Presidentes do të mbetej në terren subjektiv”, thotë Eugen Cakolli nga instituti KDI, që vazhdimisht monitoron punën e Kuvendit të Kosovës. Por ai thotë po ashtu se “nuk mund të anashkalohet e as të injorohet fakti politik dhe juridik se gjatë konsultimeve shumica absolute e partive parlamentare janë shprehur hapur kundër formimit të një qeverie të re në këtë legjislaturë”.

Mandatari i ri për kryeministër, Glauk Konjufca, sipas Kushtetutës, ka afat deri më 19 nëntor për ta paraqitur kabinetin dhe programin qeverisës në Kuvend dhe për të siguruar të paktën 61 vota. Nëse deri atëherë nuk arrihet votimi me sukses, më 20 nëntor Presidentja duhet ta shpërndajë Kuvendin, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja. Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së tyre, ndërsa Ligji për Zgjedhjet i jep Presidentes deri në 10 ditë kohë për ta bërë shpalljen e datës së zgjedhjeve, nga momenti i shpërndarjes së Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, në zgjedhjet e 9 shkurtit doli e para me 48 ulëse, por nuk ka siguruar vende të mjaftueshme që do t’i mundësonin të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera, të cilat nuk duan koalicion me Vetëvendosjen. Në këto zgjedhje PDK-ja fitoi 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në. Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e pakicave të tjera jo serbe./DW

Next Post
Arsyeja humbet busullën: Shkenca, narcisizmi dhe tundimi i konspiracionit

Arsyeja humbet busullën: Shkenca, narcisizmi dhe tundimi i konspiracionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

December 23, 2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

December 23, 2025
Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

December 23, 2025

Fundi i qytetarit demokratik në Shqipëri!

December 23, 2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

December 23, 2025
Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

December 23, 2025
“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

December 23, 2025
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com