• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U lute për të mos u shkarkuar?”, Meta predikon nga Elbasani: Zoti i faltë ata që…

by Java News
04/06/2021 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ishte këtë të premte në Elbasan për të marrë pjesë në një festë fetare. Ky aktivitet zhvillohet disa ditë përpara mbledhjes së seancës së Kuvendit ku pritet të vendoset për shkarkimin e kreu të shtetit. Dhe ky fakt nuk u shpëtoi gazetarëve të pranishëm, të cilët në një prononcim të Presidentit Meta e pyetën nëse gjatë ceremonisë kishte bërë një lutje për seancën e së mërkurës që të mos shkarkohet.

Kreu i shtetit e mohoi diçka të tillë dhe tha se lutja e vetme është që “Zoti i faltë ata që nuk e dinë çfarë bëjnë dhe t’i udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët”. Sipas Presidentit çështja më e rëndësishme për momentin është që të hetohen krimet zgjedhore.

Gazetarja: Pamë që u bëtë pjesë e gjithë ceremonisë, erdhët përqark kishës, ka nga ata që mendojnë se mos është një lutje e Presidentit për t’i shpëtuar shkarkimit pas 5 ditësh që do të kemi dhe mbledhjen e Kuvendit? Ishte një lutje?

Ilir Meta: Nuk ekziston asnjë lutje e tillë. Lutja është Zoti i faltë ata që nuk e dinë çfarë bëjnë dhe t’i udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët. Besoj se është një përgjigje e qartë. Kam ardhur këtu për t’iu bashkuar këtij mesazhi bashkëjetese të gjitha besimeve të ndryshme dhe popujve të ndryshëm. Besoj se kjo është shumë e qartë.

Gazetarja: Jeni i bindur se do jeni President deri në 2022 kur mazhoranca ka pjesën e votave për t’ju shkarkuar?

Ilir Meta: Nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë se kjo tema e shkarkimit nuk është më tepër, pas 25 Prillit dhe aq më tepër kur është konfirmuar gjithçka që ka thënë presidenti edhe përpara 25 Prillit ku u tregua qartë se Kuvendi i 2 viteve të fundit ishte pa opozitë dhe sot është 3 herë më antikushtetuese se sa ka qenë. Nuk kam asnjë shqetësim të tillë. Nëse doni të merreni me gjë serioze merruni me hetimin e krimeve zgjedhore para 25 Prillit, 25 Prill dhe pas 25 Prillit. Kjo është më e rëndësishme për të gjithë sepse në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota e tyre është e barabartë dhe nuk tjetërsohet. Të gjithë duan të jenë të barabartë dhe barazia garantohet kur vota është e tillë, e barabartë. Kur dikush voton disa herë dhe të tjerëve u mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që ka një qytetar në demokraci sepse çdo e drejtë e tij kushtetuese është e garantuar kur barazia e votës është garantuar. Kjo është çështja më e rëndësishme ndërsa çështjet e tjera nuk kanë asnjë rëndësi për momentin.

/a.r

Next Post
50 ditë ‘lufte’ në terapinë intensive/ Manastirliu ndan lajmin e mirë: Foshnja ka arritur të fitojë betejën me jetën

50 ditë ‘lufte’ në terapinë intensive/ Manastirliu ndan lajmin e mirë: Foshnja ka arritur të fitojë betejën me jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In