• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U lodh duke na pritur Shën Pjetri”/ Viktor Zhysti letër Ndrenikës: Ne kemi akoma motive për të qëndruar, nëse është fat…

by Java News
02/01/2021 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festat e fundvitit janë karakterizuar gjithmonë nga urimet e shumta që u drejtohen miqve, familjarëve dhe njerëzve të zemrës.

Të tillë rast ka shfrytëzuar edhe aktori i njohur Viktor Zhusti, i cili ka shkruar një letër të gjatë për mikun e tij, Robert Ndrenika.

I ndjerë pak në faj për mungesën e takimeve, Zhusti shkruan pse aktorët nuk kujtohen për urime në raste të tilla.

Letra e plotë:

Robert i dashur ! Unë, përgjithësisht shkruaj urime dhe për Krishtlindje, dhe për Bajram, dhe për ditëlindje, dhe për ndonjë festë tjetër.

Shkruaj pse, urimet në të tilla raste, si një urë e brishtë më lidhin me jetën, pasi, me pelqen a jo, pensioni dhe mosha, vendosin një kufi të dhimbshëm me njerëzit, botën, artin…

Do desha, i dashur Bert, më këtë rast, së bashku me ty, emër për emër, të uroj dhe dhjetra miq, kolegë, aktorë e regjisorë, brenda e jashtë vendit, por siç fort mire e di dhe ti, kjo “dreq raca jonë”, ka kujtesë njerëzore kur është rasti për të justifikuar harresat e veta (qoftë dhe të tekstit gjatë shfaqjes), por nëse “guxon” të harrosh pa përmendur qoftë dhe njeri prej tyre, (siç dhe më ka ndodhur), ke lënduar keqazi sedrën e tij dhe, ky “mëkat i ububushëm”, jo vetëm që nuk të falet, por as dhe të fshijet më kurrë nga CiVi-ja, (siç dhe e kam provuar), pasi në të tilla raste, kemi kujtesë elefantësh…

Prandaj, duke mos dashur të rregulloj një gabim bëj një më të madh, urimi për të gjithë, ndonse tepër i përzemërt, është i përgjithshëm. I miri Bertuç!

I nisëm studimet së bashku, në të njëjtën klasë, në vitin e hershëm 1960 dhe 60 vjet pas tyre, nuk u lodhëm as nga humori dhe as nga hallet e njeri-tjetrit.

Ka rastisur që dhe t’a kemi mërzitur njeri-tjetrin, por kurrë nuk iu mërzitëm njeri-tjetrit. Diferenca jonë në moshë është 10 muaj (e ke ndjerë, besoj, respektin ndaj teje si më i madh…) e megjithë këtë diferencë të vogël, çdo herë, në skenë t’i luaje “babanë e dhimbshëm”, unë “djalin plangprishës”, ti të mirin, unë të keqin, kur luajtëm një akt nga Shekspiri, ti zgjodhe Otellon, mua më le Jagon, unë (nga respekti siç të thashë), të kam thirrur më shkurtime miqësore: Bert, Bertuç, (së fundi me shkurtimin amerikan) Bob, kurse ti (si me karakter më të qëndrueshëm), vazhdimisht me nofkën “ e grek-o”, e prapë nuk u keqkuptuam si njerëz, nuk u ndamë si shokë, nuk nguruam të bashkëpunojmë si kolegë.

Po bëhet gati një vit që nuk jemi takuar, ti në atë-dhe, unë në mëmë-dhe. Na distancoi (s’më vjen për mbarë të them “n’a ndau”) Covid 19-ta e megjithatë qetësohem sa herë dëgjoj emrin dhe zërin tënd dhe në atë zë, shquaj nuance humori e gjallërie, pasi edhe pse “bir plangprishës”, më shqetëson shëndeti jot, “baba”… S’ka pse nxitohemi dhe as të merzitemi se u lodh duke n’a pritur Shën Pjetri, kemi akoma motive për të qëndruar në këtë botë, në këmbë, të gjallë, energjikë, hajde, po shtoj dhe: optimistë…

Pastaj ti vetë e ke pohuar (sa kam qeshur kur tek “Thëniet filozofike”, krahas atyre të Aristotelit, Konfucit, Comeniusit etj, lexova të shtuar dhe thënien tënde) “S’ka pse nxitohesh, nëse është fat, herët apo von, do të ndodhë” ! Dhe kështu, Bob i dashur, të uroj që motmotin e ri 2021 t’a kalojmë gëzueshëm, mes dashurisë (reale a virtuale) të të afërmve, miqve, kolegëve edhe pse në horizontin tonë dhe të këtij vendi sherrxhinjsh ku u rritëm, në këtë fillim dimri, shfaqjen herë pas here, re të zeza…

Next Post
Fëmija i parë në Itali për vitin 2021 është shqiptar/ Është djal i një çifti nga Dibra

Fëmija i parë në Itali për vitin 2021 është shqiptar/ Është djal i një çifti nga Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In