Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha për Genc Tafilin. Ky i fundit është liruar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha në vitin 2017.
Por pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Prokuroria kërkon arrestimin e Genc Tafilit. Vlen për t’u përmendur se Genc Tafili ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Arben Zylyftarit, ndërsa, ish-gjyqtarja Hoxha e shpalli të pafajshëm dhe vendosi lirim me kusht për të.
Gjithashtu, kujtojmë se Enkelejda Hoxha është shkarkuar nga deytra për shpërdorim të saj, e çështja i ka kaluar për shqyrtim SPAK-ut.
/b.h