• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U lirua nga burgu: Zbardhet vendimi i GJKKO për Dakon, do mbikqyret 24 orë me policë

by Java News
27/02/2024 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u lirua nga burgu, pasi përfunduan afatet e paraburgimit.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin për Dakon, ku është vendosur ndaj tij masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dako do të mbahet nën mbikqyrje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët do të mbulojnë vendbanimin e tij 24 orë.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. I pandehuri Vangjush Dako, më datë 26.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën me objekt: Konstatimin e mbarimit të afateve të paraburgimit të caktuar me vendimin nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, bazuar në nenet 237, 238, 261-264 të Kodit të Procedures Penale, si dhe në vendimin njësues nr. 00-2021-1134 i Vendimit (62), datë 01.11.2021 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke qenë se kanë përfunduar afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake, me vendimin Nr. 133, datë 27.02.2024, vendosi:

1.Pranimin e kërkesës së kërkuesit Vangjush Dako.

2.Konstatimin e mbarimit të afateve të paraburgimit të caktuar me vendimin nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimin nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (ekzekutuar më datë 06.06.2023), lënë në fuqi me vendimin nr. 33, datë 18.07.2023 të Gjykatës së Posaçme e Apelit, për të pandehurin Vangjush Dako, duke mbetur kështu masa e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale pa fuqi ligjore.

3.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i pandehurit Vangjush Dako nga institucioni i paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale, nëse ndaj tij nuk ka masë sigurimi tjetër dhe nëse ai nuk ka dënim tjetër të pa vuajtur.

4.Caktimin e masës së sigurimit ndaj të pandehurit Vangjush Dako, i biri i Ilias dhe i Llambrinisë, i datëlindjes 29 Nëntor 1966, atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal, 2 (dy) herë,

5.Detyrohet i pandehuri Vangjush Dako të mos largohet nga banesa e tij me adresë: Rr. “Aleksandër Goga” Ndërtesa Nr. 24, Hyrja Nr. 1, Durrës.

6.Zbatimi dhe mbikqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e të pandehurit Vangjush Dako, në harkun kohor 24 (njëzet e katër) orë.

7.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

8.Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.

9.Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, duke filluar afati nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

10.Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Tiranë, më datë 27.02.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar/m.j

Next Post
Gjekmarkaj: Basha të mos kthehet në kloun të qeverisë. Gjykata t’i japë vulën shumicës. Zelensky në Tiranë? Rama e përdor për propagandë

Gjekmarkaj: Basha të mos kthehet në kloun të qeverisë. Gjykata t’i japë vulën shumicës. Zelensky në Tiranë? Rama e përdor për propagandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 15 mars 2026

March 14, 2026
Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

March 14, 2026
Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

March 14, 2026
Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In