Mesditën e djeshme, një familje në Gjirokastër ngriti alarmin pasi e moshuara me probleme të shëndetit mendor ishte larguar nga shtëpia.
E moshuara V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, po qëndronte në banesën e vajzës në fshatin Hundkuq.
Ajo kishte vënë re mungesën e nënës dhe njoftoi menjëherë policinë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër nisën kërkimet menjëher në terren duke përdorur dronin e policisë.
Ditën e sotme, ajo u gjet falë dronit. Efektivët e gjetën në pyllin e fshatit Hundkuq dhe ishte shëndoshë e mirë.
/a.r