• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U kthye dy herë nga vdekja, binjaku që lindi nga takimi në burg: Babai u dënua me 13 vite, kur doli…

by A R
04/01/2026 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kledioni ka lindur në burg, në periudhën kur babai i tij vuante dënimin. Sipas historisë që 21-vjeçari ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, babai punonte taksist dhe dëshmoi sesi një klient vrau dikë. Ai nuk e denoncoi në polici dhe u dënua për veprën “moskallëzim krimi” me 13 vite burg. Në atë kohë, e ëma u vendos te gjyshja në pamundësi për të rritur e vetme dy djemtë.

Kledion: Pas dy vitesh, ndërron jetë vëllai i vogël, Klevio, dy vjeç.

Ardit Gjebrea: Mamit i filluan problemet shëndetësore…

Kledion: U detyrua të shtrohej në spital dhe doktorët i thanë që t’i shpëtonin jetën, t’i hapnin vrimë në fyt.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, ju kishit ardhur në jetë?

Kledion: Po. Nga takimi i mamit që shkonte në burg për të takuar babin, u krijuam ne.

Ardit Gjebrea: Kur thua ne sepse ti nuk je i vetëm…

Kledion:  Jam binjak.

Ardit Gjebrea: Si shkon me binjakun?

Kledion: Mirë.

Ardit Gjebrea: Më shumë ziheni apo merreni vesh?

Kledion: Si çdo binjak, zihemi, duhemi. Kur nuk është këtu, më merr malli për të, them të jetë këtu. Kur është, them pse është?

Që në vitet e para të fëmijërisë, Kledioni kujton përpjekjet e vazhdueshme të gjyshes për të siguruar jetesën. Ai e shoqëronte që të shisnin misra, ndërsa sot përpiqet të ndihmojë në shtëpi duke bërë dy punë, si kamerier dhe në call center. Kledioni kujton edhe momentin kur babai doli nga burgu, por që për fat të keq, s’qe aq i lumtur.

Ardit Gjebrea: Kaluan 13 vjet dhe babi doli nga burgu. U gëzuat?

Kledion: Shumë!

Ardit Gjebrea: Filloi një jetë e bukur?

Kledion: Ishte një jetë e bukur, por shumë e shkurtër.

Ardit Gjebrea: Pse?

Kledion: Pas dy vitesh e gjysmë, babai ndërroi jetë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Kledion: Duke mbushur 8 vjeç.

Ardit Gjebrea: E mban mend?

Kledion: Shumë pak.

Ardit Gjebrea: Çfarë kujton prej tij diçka të bukur?

Kledion: Unë kam qenë binjaku që i ngjaja më shumë dhe si çdo baba që do fëmijët e vet, me përkëdhelitë e veta…

Ardit Gjebrea: Ti e vizitoje atë kur ai ishte në burg?

Kledion: Po.

Nëna e Kledionit vuan nga probleme të forta shëndetësore, por po ashtu edhe gjyshja Mrikë, të cilën e ka ftuar në program. Pavarësisht sfidave që i ka përballur jeta, Kledioni ka një mirënjohje të thellë ndaj gjyshes që u është gjendur pranë në momente kritike.

Kledion: Unë kam lindur me vdekje klinike, jam kthyer prapë në jetë dhe pas 10 orësh unë kam pësuar prapë vdekje klinike, por fatmirësisht unë ia dola mbanë. Kemi lindur edhe me astmë, për shkak të saj, fëmijëria jonë ka qenë sa në spital, sa në shtëpi. Pavarësisht kësaj, gjyshja gjithnjë ka ardhur në spital edhe pse ka qenë borë, shi, ka ardhur e na ka vizituar gjithmonë.

Next Post
“Maduro u arrestua para mbërritjes së amerikanëve, tani ushtria e Venezuelës do t’i bindet Trump”

“Maduro u arrestua para mbërritjes së amerikanëve, tani ushtria e Venezuelës do t’i bindet Trump”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In