• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U konfirmua nga KPK, por ONM kërkon shkarkimin e gjyqtarit Gentian Medja

by Java News
09/08/2018 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetem pak minuta me pare mesohet se OMN ka kërkuar sot shkarkimin e gjyqtarit Gentian Medja, ndonëse u konfirmua nga KPK më 1 gusht.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gentian Medja, njëherazi kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi kaloi në sitën e vettingut një javë më pare duke u konfirkuar kështu në detyrë nga KPK. 

Njoftimi i plotë: 

Në datë 1.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Medja, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë, Tiranë, dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 

Sot, më datë 9.8.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Medja. 

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. 

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar. 

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. 

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. 

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Next Post
Shtypi për vdekje 7-vjeçaren dhe çiklistin, ja çfarë deklaroi shoferja në polici

Shtypi për vdekje 7-vjeçaren dhe çiklistin, ja çfarë deklaroi shoferja në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In