• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit”, Rama i tregon Majkos përse e caktoi në Kavajë: Bufi e hëngri kreun e PD

by B K
06/05/2025 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kavajë, ku mbajti dhe takimin përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama foli dhe për arsyet se përse e caktoi Pandeli Majkon, pikërisht në këtë zonë.

Pasi vlerësoi figurën e Majkos për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë dhe PS, kreu i qeverisë u shpreh se mazhoranca nuk dëshiron të jetë në borxh me Kavajën dhe Rrogozhinën dhe për këtë arsye caktoi aty ish-kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit.

“Iu them demokratëve të Kavajës, si ka mundësi të hidhni votën në kënetë? A ua bëri qytetin? Jo. Mirë qytetin nuk e bëri, por hëngri dhe Hysenin. I them Pandit përse erdhi këtu.

Ne për Kavajën dhe Rrogozhinën nuk duam që të mbetemi në asnjë borxh. I kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit, Ilvën, Eldin, Antonetën dhe kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë historike dhe protagonist i ndryshimeve demokratike dhe një urë paqeje”, tha kreu i qeverisë.

Rama nuk la pa përmendur dhe krahun rival në këtë garë zgjedhore, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje vendimin e Berishës për të lënë jashtë liste kreun e PD në Kavajë, ndonëse ky i fundit kishte dalë i parë në primaret e demokratëve. Sipas Ramës, Berisha nuk i do individët e lirë.

“Kreu i PD të Kavajës bëri një faj të madh, fitoi primaret në gjithë Tiranën dhe përfundoi në barkun e bufit. E hëngri bufi. Ai nuk do individë të lirë, por skllevër. Nuk do qytete të bukura bufi, por vendbanime në hije. Dy pika e kanë mbështetur symbyllur bufin, Tropoja dhe Kavaja. Janë këto dy vende që kanë pasur më pak investime në kohën e bufit.

Ku është Hysa. Nuk është në skuadër. Më kanë thënë se nuk është as në Kavajë. Ua them unë ku është. Është në barkun e bufit. Të gjithë ata që fituan në primare, që kishin një fytyrë të tyre, dhe një njerzillëk, nuk janë në skuadrën e kënetës. Se nuk po them gjelin e detit të Peqinit. Bufi nuk e duronte dot gjelin”, u shpreh kryeministri në Kavajë.

Next Post
Rama: Nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma, është në trurin e vogël të bufit!

Rama: Nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma, është në trurin e vogël të bufit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In