• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kapën me 1 ton kokainë e 1.5 mln euro, hetohen pasuritë në Shqipëri të dy trafikantëve

by A R
05/05/2018 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet lidhur me arrestimin e dy shqiptarëve në Spanjë, të cilët u ndaluan për trafik të 1 ton kokainë së bashku me disa shtetas spanjollë dhe Kolumbianë. Ish-themeluesi i kompanisë “Arvi”, Arjan Ndoci, i cili rezulton të jetë dhe vllai i biznesmenit të njohur Viktor Ndoci, po verifikohet nga Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit, mbi lidhjet e tij në Shqipëri dhe pasurinë e tij. Prokuroria ka hapur një çështje penale duke verifikuar me imtësi të gjithë aktivitetin tregtar të kompanive, por dhe pasurinë e paluajtshme. Ndoci besohet se është një nga drejtuesit e rjetit të drogës, ku së bashku me shqiptarin tjetër nga Lezha “Julian Deblini”, menaxhonin pritjen e dërgesave nga Kolumbia në Spanjë, nga ku shpërndahej më pas në të gjithë europën.

Ndoci fshihej nën mantelin e emrin të vjedhur Dritan Gradica, ndërsa edhe Dublini dyshohet se emrin e vërtetë e ka Julian Gjoka nga Lezha. Në vitin 2014, rezulton se Ndoci ka shitur kompaninë “Arvi”, kundrejt 12 milion lekësh, tek biznesmeni tjetër Fatmir Imeraj. Por dy vite më pas, në 2016 kjo kompani shitet po me të njëjtin çmim nga Fatmir Imeraj tek Viktor Ndoci, vëllai i Arjan Ndocit dhe Ylli Braka. Sipas burimeve nga INTERPOL-i Arjan Ndoci është koka e trafikut të drogës nga Kolumbia nga Spanjë dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Ndoci rezulton se nuk është dënuar apo ndaluar më parë për trafik, ndërsa vijojnë shkëmbimet e informacioneve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle. Pas sekuestrimit të një ton kokaine në Madrid, policia spanjolle deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin, Julian Deblini dhe Dritan Gradica, por këtij të fundit dyshohet se i kanë vjedhur identitetin, pasi koka e trafikut është Arjan Ndoci.

Eurot të bllokuara dhe 5 të arrestuar

Veç sasisë së lëndës narkotike të bllokuar në Spanjë, gjatë operacionit policia sekuestroi dhe 1.5 milion euro cash, para këto që dyshohet se do paguheshin për blerjen e sasisë së drogës. Gjatë këtij operacioni policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian. Mediat vendase bëjnë me dije se dy shqiptarët janë cilësuar si “kapo” të rëndësishëm të bandës së trafikut të drogës, dhe konkretisht flitet për Julian Deblini, lindur në Shqipëri, dhe Dritan Gradicën, lindur në Shqipëri.

Të arrestuarit e tjerë janë Ruben Paz Ciprian Munoz dhe Ruben del Castillo de la Torre, të dy me origjinë spanjolle. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kjo organizatë kishte shqiptarë që jetonin në Spanjë, të cilët transportonin nga Kolumbia sasi të mëdha kokaine në valixhe të zeza, dhe e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Kokaina me “CR7” e cilësisë së lartë

Droga ishte markuar me logon “CR7”, ndërkohë që theksohet se anëtarët e bandës kishin role të përcaktuara qartë që nga fillimi i punës. Kodi “CR7” i referohet sulmuesit të Reali të Madridit,Cristiano Ronaldo, që me sa duket nënkuptonte se malli ishte cilësi e mirë dhe njëherësh tregonte dhe destinacionin final të kësaj ngarkese. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat spanjolle lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë mallrash. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza. “Koka” shqiptare e grupit dërgonte paratë në Kolumbi. Sikurse është shpjeguar në faqen zyrtare të Prokurorit spanjoll, zbulimi u bë falë “teknikave të ndryshme të policisë gjyqësore, që kanë pikasur secilin prej anëtarëve përkatës, lëvizjet e tyre dhe rolin që kishin”. “Në këtë mënyrë u bë e qartë se kishte një grup përgjegjës për grumbullimin e drogës në Kolumbi dhe fshehjen e saj në fluturime charter dhe avjonç mallrash, për në Spanjë”. Pasi mbërrinte në Evropë, kokaina “merrej në dorëzim nga një rrjet që ishte përgjegjës për shpërndarjen e saj, ndërkohë që kreu i grupit, me shtetësi shqiptare, koordinonte grumbullimin e parave dhe dërgimin e tyre drejt Kolumbisë”.

Arjan Ndoci, 45-vjeç me origjinë nga Laçi por banues në Tiranë, fillimisht kishte paraqitur një pasaportë fals me identitet të Dritan Gradica, djali i një ish-gjyqtari që jeton në Londër, por që nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me trafikun.
Vetë Arjan Ndoci nuk ka pronësi biznese në Shqipëri, ndërsa rezulton se vite më parë ka pasur në pronësi kompaninë Arvi të cilën e ka shitur tek persona të tjerë kundrejt 12 mln lekëve.

/Shqiptarja

Next Post
Dortmund hedh sytë nga “i papuni” Villas-Boas

Dortmund hedh sytë nga “i papuni” Villas-Boas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In