• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kapën me armë & drogë, mbeten në burg Gjata dhe Bami

by A R
05/08/2016 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Gjatën dhe Fadil Bamin. Këta dy persona akuzohen për shitje narkotikësh (iu gjetën 5.1 kg heroinë) dhe për armëmbajtje pa leje.

Pasditen e së martës, përmes një konference për shtyp nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, forcat blu kanë bërë të ditur detajet e operacionit antidrogë të koduar “Summer 2016”, si pasojë e të cilit u arrestuan Eduart Gjata dhe Fadil Bami, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Operacioni u finalizua rreth orës 15:30 të kësaj të marte, ndërsa hetimet kanë qenë intensive përgjatë dy muajve të fundit. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, seksioni për hetimin e narkotikëve dokumentoi veprimtarinë kriminale. Nga hetimet rezultonte se shtetasit Fadil Bami dhe Eduart Gjata bashkëpunonin me njëri-tjetrin në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve dhe Unazës së Re në kryeqytet.

Autorët e dyshuar mbaheshin në vëzhgim nga agjentë të operacioneve speciale dhe antidrogës, teksa janë arrestuar në një lokal në zonën e ish-Parkut, në momentin që po kryenin shkëmbimin e shitjen e lëndës narkotike. Nga kontrolli i ushtruar në çantën e që kishte njëri prej tyre me vete u konstatuan 10 pako të mbështjella me natriban, me ngjyrë kafe, dhe qese plastmasi transparente, që përmbanin lëndën narkotike të dyshuar heroinë.

Nga sa bën të ditur policia, vlera e lëndës narkotike të sekuestruar në kuadër të këtij operacioni në tregun europian shkonte në rreth gjysmë milioni euro.

Por, kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e shtetasit Fadil Bami, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike dhe dy krëhëra me fishekë, sikurse edhe një automjet tip “Volkswagen”.

Next Post

“Mourinho duhet të dënohet me burg”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In