• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kapën me 400 kg drogë, kush janë 2 biznesmenët nga Fushë Kruja

by A R
29/01/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy biznesmenë të njohur nga Fushë- Kruja, ortakë të një kompanie private, rezultuan të jenë “ortakë” edhe në trafikimin e drogës.

Ata u arrestuan mbrëmjen e së enjtes bashkë me 5 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që merreshin me shpërndarjen e sasive të mëdha të hashashit nga Kruja në drejtim të Tiranës. Forcat e Policisë u koordinuan në një operacion të gjerë në rrugën që lidh Fushë-Krujën me Vorën, duke arrestuar personat e përfshirë në këtë rrjet. Një sasi prej 425 kg hashash u sekuestrua nga forcat e Antidrogës, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjet edhe arsenal armësh, 12 automatikë e pushkë. Biznesmenët e arrestuar nga policia janë Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, ortakë të kompanisë “Rinia ’96”, që ushtron aktivitetin në fushën e grumbullimit dhe asgjësimit të plehrave.

DROGA

Ndërsa policia tha dje se bashkë me ta u arrestuan edhe Egli Selaci, 28 vjeç, Amarildo Mulleti, 30 vjeç, Durim Demiri, 24 vjeç dhe Hysni Demiri, 59 vjeç. Në operacion morën pjesë oficerë të drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve nën koordinimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Tiranës, si dhe me mbështetjen e Policisë së Durrësit. Fillimisht është arritur të sekuestrohet 170 kg hashash dhe janë arrestuar Bledar Coraj dhe Egli Selaci. Më pas, pjesa tjetër është gjetur gjatë kontrollit të banesave të 4 personave të tjerë që u arrestuan gjatë këtij operacioni.

HETIMI

Hetimi për zbulimin e grupit nga Fushë-Kruja që merrej me trafikimin e drogës kishte nisur që prej muajit tetor të vitit të kaluar. Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi procedim penal ndaj personave të dyshuar që merreshin me këtë aktivitet, të cilët u arrestuan gjatë operacionit “Koordinimi”. Burime nga grupi hetimor thanë dje se 6 personat e arrestuar dhe një tjetër që është shpallur në kërkim janë pjesë e grupit që u godit në tetor të vitit 2016, kur u sekuestrua 1.3 tonë hashash në Fushë-Krujë. Pikërisht nga ky operacion i 3 muajve më parë nisën edhe hetimet me metoda speciale dhe agjentë të infiltruar, që arritën të finalizohen me sukses mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Fushë-Krujë- Vorë.

Policia kishte arritur të sigurojë informacione në rrugë operative se dy të dyshuarit, Egli Selaci dhe biznesmeni Bledar Coraj, kishin sasi të konsiderueshme hashashi që i mbanin të magazinuara dhe po kërkonin treg për shitjen e tyre. Në këtë moment, në “lojë” ka hyrë një person i interesuar për të blerë hashash, që në fakt ishte pjesë e Policisë së Shtetit. Me anë të infiltrimit është arritur të depërtohej në grupin që dispononte kanabis dhe më pas është kërkuar një sasi e vogël, sa për të mos rënë në sytë e pronarëve të drogës. Sasia e fundit që ishte porositur ishte 170 kg hashash, që u arrit të sekuestrohej në nisjen e operacionit të së enjtes. Vendi ku do të bëhej shkëmbimi i mallit me para u përzgjodh të ishte mes Tiranës e Fushë- Krujës. Pikërisht në këtë moment ndodhi edhe goditja e Policisë së Shtetit.

OPERACIONI

Forcat policore në operacion kanë ndërhyrë në aksin rrugor Fushë-Krujë-Vorë, në momentin që do të kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon, ku ndodheshin shtetasit Bledar Coraj dhe Egli Selaci, rreth 170 kg kanabis sativa. Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar. Gjashtë të arrestuarit dhe shtetasi me iniciale P.D., i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. /Panorama/

Next Post
Ish të përndjekurit politikë kërkojnë hapjen e dosjes së Sali Berishës

Ish të përndjekurit politikë kërkojnë hapjen e dosjes së Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In