Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi u kap duke tranpsotuar lëndë narkotike. Në operacionin e “Rapshi” u arrestua Kastriot Guraj nga Dobraçi, i dënuar më parë për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 286 kilogramë kanabis të njomë.
“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik– Shkodër, shërbimet e Policisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që transportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë”.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale.
/b.h