Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka reaguar për herë të parë pas bërjes publike të kallëzimit penal të bërë nga grupi parlamentar i PD, për incidentet e ndodhura në Kuvend.
Në dalje të ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, Sinaj tha se nuk ishte ai personi që sulmoi kolegun e tij.
Socialisti tha se nëse Prokuroria e Posaçme do ta thërrasë ai do të shkojë. Sakaq ai shtoi, se siç u pa dhe nga pamjet, ka qenë kolegu Bledjan Nallbati që ka qëlluar me grusht, të cilin ai e ka pritur me dorë.
“Nëse SPAK më thërret do të shkoj. Nuk kam frikë nga drejtësia. Aty janë videot, u kam pritur me dorë grushtin. Ai ka goditur por unë e kam pritur me dorë. Ndodhi ai incident që ndodhi. Mund të ndodhte dhe me një koleg tjetër”- tha Sinaj.
/f.s