• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U hoqën 300 llogari/ Aktivitet i paligjshëm që prej 2014-s, si i zbuloi dy vite më parë Facebook muxhahedinët në Shqipëri

by Java News
20/06/2023 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK akuzon se brenda kampit të muxhahedinëve iranianë në Manzë janë ndërmarrë aktivitete të paligjshme, përfshirë këtu edhe sulmet kibernetike. Por, atë që SPAK e ka identifikuar tani nga rrjetet sociale është identifikuar të paktën që prej marsit të vitit 2021.

Në atë kohë, 300 llogari personale, faqe dhe grupe që operoheshin nga përdorues me bazë Shqipërinë janë fshirë nga Facebook dhe Instagram për shkelje të politikave dhe kushteve të përdorimit të dy platformave sociale më të mëdha në botë.

Shifra u dha në buletinin mujor të aktiviteteve të dyshimta, që Facebook bëri publike në mars 2021. “Hoqëm nga rrjetet mbi 300 llogari, faqe dhe grupe nga Facebook dhe Instagram, të cilat drejtoheshin nga ajo që dukej si një “fermë propagande të muxhahedinëve iranianë në Shqipëri”, thotë Facebook.

Shënjestër e aktivitetit të këtyre faqeve, llogarive dhe grupeve ka qenë kryesisht publiku iranian dhe ai ndërkombëtar duke propaganduar agjendën e muxhahedinëve, që njihen ndërkombëtarisht si opozita e regjimit të ajatollahëve në Iran.

Në total, numri i këtyre llogarive, faqeve dhe grupeve që funksiononin të ndërlidhura me njëra-tjetrën kishte një numër ndjekësish që shkonte deri në 150 mijë vetë.

Por çfarë zbuloi Facebook? Kompania thotë se ra në gjurmët e këtij aktiviteti pasi zbuloi në tre raste të ndryshme aktivitete të dyshimta nga profile të rreme që operoheshin nga muxhahedinët nga Shqipëria.

Nga hetimi i thelluar, inxhinierët dhe ekspertët e sigurisë së Facebook dhe Instagram kanë zbuluar se ky rrjet kishte kulmin e aktivitetit të tij propagandistik në vitin 2017 dhe në gjysmën e dytë të 2020-ës.

Njerëzit që qëndronin pas këtij rrjeti në aktivitetin e tyre ndërthurnin përdorimin e llogarive origjinale me llogari të rreme për të komentuar në postimet e lidhura me MEK-un dhe në postimet e organizatave mediatike ndërkombëtare, si Radio Liria, BBC dhe Zëri i Amerikës.

Facebook thotë se shumica e llogarive të rreme përdorinin si foto, ose video imazhe të këngëtarëve e aktorëve iranianë, apo të disidentëve të vdekur, por nuk mungonin foto të marra nga interneti të fëmijëve.

Facebook citonte në raportin e vet faktin se muxhahedinët janë të strehuar në kampin e ngritur pranë Manzës në Shqipëri dhe raportimet e disa mediave për aktivitetin e tyre, duke u ndalur te dëshmitë publike të disa ish-anëtarëve të MEK, që thonë se ata përdornin para në dorë për të blerë kompjuterat me qëllim propagandën në rrjet.

Sipas Facebook, pjesa më e madhe e llogarive të rreme janë krijuar nga 2014 deri në 2016-ën, periudhë kur u përmbyll zhvendosja e të gjithë anëtarëve të MEK nga Iraku në Shqipëri./Voxnews.al

Next Post
Aksident në Tiranë, përplasen 3 makina pranë TEG: Plagoset njëri prej drejtuesve

Aksident në Tiranë, përplasen 3 makina pranë TEG: Plagoset njëri prej drejtuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In