• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“U hapën petët e lakrorit”, Artan Hoxha: Lidhja e gjyqtares me avokatin dhe dilemat

by A R
11/02/2021 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Radarit Informativ në ABC zbardhi detaje të reja në lidhje me arrestimin e 10 personave gjatë ditës së sotme pasi dyshohet se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale. Mes të arrestuarve janë gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.

Gazetari Hoxha tha se gjyqtarja është e fundit që hedh firmën, por është një zinxhir i tërë i korruptuar që ka përgatitur dosjen për të dënuarin që do të përfitonte. Avokati Aldo Tabaku, tha më tej gazetari ishte krahu i djathtë i gjyqtares, me të cilin dyshohet se ka një marrëdhënie tjetër miqësore.

“Asnjë nga vendimet që ka dhënë kjo gjyqtare, Endrit Dokle, Genc Tafili, Hekuran Billa, etj, në të gjitha këto raste, asnjë nga vendimet nuk është goditur nga instancat e tjera të sistemit, të gjithë bënë zhurmë, i hodhën fajin asaj gjyqtares, por askush nuk reagoi për ta neutralizuar.

Kjo është një gjyqtare me karrierë, mbi 20 vite në sistem. Kjo është e fundit që hedh firmën. I gjithë dokumentacioni kur shkon te gjyqtarja është bërë gati, ajo është pika fundore. Është juristi i burgut, drejtuesit e burgut, ulja e dënimit për sjelle të mirë. Sistemi është korruptuar që nga poshtë, gjyqtarja është pika fundore.

Problemi është që gjyqtarja është thjesht pika fundore, përpara saj është një sistem i saj. Unë nuk e di se me cfarë kurajo ka vazhduar edhe pse është ekspozuar, ose mbahet peng, ose dikush i ka një material shtrëngues. Me avokatin dyshohet se ka një marrëdhënie tjetër miqësore. Ky është krahu i djathtë i saj, është më shumë se sekser, ky nuk bën thjeshtë kontakte, ky është njeri që shkohet bëhet gati, si dilet.

Besoj se kjo histori nuk mbaron me kaq, ka përgjime në zyrën e avokatit, në banesë, duket se skuadra e SPAK-ut ka punuar. Për mua kjo nuk është ngjarja e fundit, që e mbyll këtë gjë, kjo është hapja e petës së parë të lakrorit për të kuptuar si të dënuarit e botës së krimit kanë dalë nga burgu”.

Këtë rast, Hoxha e krahasoi me skandalin e “Tires” te spitali covid-2. “Kjo është si puna e sanitares,Tires, nuk korruptohet sistemi nga poshtë, por nga lart e korrupton”. Në fund, Hoxha tha se të dënuarit në cdo burg kanë gjyqtarin e tyre. “Të dënuarit nga burgu i Peqinit ose Bradasheshit, kush i ka liruar në Elbasan, pse gjithmonë qëllon i njëjti gjyqtar, po ashtu në burgun e Drenovës në Korçë, po ashtu në Fier, dhe në Fushë Krujë dhe në Shkodër për burgun e Reçit” tha Hoxha.

/a.r

Next Post
Shqipëria 10 orë në izolim! Blindohen rrugët, policia shton kontrollet në çdo qytet

Shqipëria 10 orë në izolim! Blindohen rrugët, policia shton kontrollet në çdo qytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In