Yaya Toure ishte ftuar nga kombëtarja e Bregut të Fildishtë për miqësoret ndaj Togos dhe Moldavisë.
Por tani stafi e të gjithë pyesin: Ku ka përfunduar Yaya Toure?
“Nëse të gjithë futbollistët që aktivizohen në Evropë janë prezentë në ekip, kjo nuk vlen për Yaya Touren”, thuhet në komunikatën zyrtaret të kombëtares.
“Stafi i Bregut të Fildishtë është pa lajme nga kapiteni”, shkruante në vijim të saj. /a.m.










