Ishin bërë makth i qytetarëve të Kodrat e Liqenit, por pas disa vjedhjeve u zbuluan dhe ranë në pranga. Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar 4 adoleshentë, në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata”. Adoleshentët vidhnin me dhunë kryesisht celularë të shtrenjtë si iphone dhe samsung.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë finalizuar operacionin “Mesnata”, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit:
E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë
K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë.
E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë
A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasve të sipërpërmendur, iu është arritur t’i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:
– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “IPhone 7”, shtetasit L. R.
– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung S5”, shtetasit K. Gj.
– 10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave “Samsung S7 EG” dhe “IPhone 5S”, shtetasve T. H. dhe R. C.
– 14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung Galaxy S6”, shtetases E. G.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
– Një “IPhone 7”, në pronësi të shtetasit L. R.
– Një “Samsung S 5”, në pronësi të shtetasit K. Gj.
– Një “Samsung S 7 EG”, në pronësi të shtetasit T. H.
– 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– Një krehër pistolete pa fishekë.
– Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, ‘’Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 193-25 dhe 283 të Kodit Penal.
a.ç










