Policia e Vlorës arrestoi një shtetas 20-vjeçar i cili akuzohet për grabitje. Ky rast ka tërhequr vëmendje pasi i riu nga Orikumi ka grabitur prindërit e tij.
Shtetasi Ronaldo Jahaj ka grabitur në banesën e prindërve 800 euro. Pas veprimeve të kryera nga polciia, u vërtetua se ishte pikërisht i riu që grabiti prindërit. Ai u prangos pas disa ditësh në kërkim.
Sipas policisë, vjedhja është kryer më 30 tetor 2016 ndërsa policia informoi sot për arrestimin e 20-vjeçarit./a.m.