Një konflikt me pasojë plagosjen e 5 personave ka ndodhur në Berat.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndersa në konflikt janë përfshirë 2 familje. Dy familjet Dhana dhe Alibeaj, janë përleshur me thika, lopata dhe kazma.
Të plagosurit e familjes Alibeaj jane: Drita Alibeaj, djali i saj Erjon Alibeaj dhe nipi 18 vjeç Altjon Alibeaj.
Sherri ka ndodhur për mbjelljen e ullinjve, ndërsa në vendgjarje ka shkuar policia ku po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndersa disa persona janë shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë të plagosurit po marrin mjekime pranë spitalit Rajonal të Beratit.
/e.rr











