Identifikohet kufoma e gjetur në bregun e Zvërnecit të Vlorës më 9 mars.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se ai u identifikua si shtetasi Loni Isai, 32-vjeç dhe ka qenë pronar i një bilardoje në Vlorë. Identifikimi i 32-vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth shkaqeve të vdekjes, për të cilat thuhet se ende po hetohet.
Kufoma u gjet e mbuluar nga rëra dhe në gjendje të dekompozuar nga peshkatarë të zonës. Ata teksa kishin dalë si çdo ditë konstatuan diçka të cuditshme, pastaj zbuluan kufomën dhe njoftuan policinë./b.d