U gjet i vdekur në bunker, arrestohet shoku i 36-vjeçarit, Ilir Marku. I fshehu trupin ne strehimet e ndertuara nga Enver Hoxha.
Ilir Marku është 36-vjeçari nga Tirana i cili u gjet i vdekur dy ditë me pare në bunker në Institutin Bujqësor.
Mësohet se Ilir Marku njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
Viktima është çuar në morg për ekzaminim e mëtejeshëm për të përcaktuar shkakun e vdekjes. 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej ditës së djeshme nga policia e Tiranës, pasi familjarët e kishin denoncuar të humbur./m.j