• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U gjet i djegur në ashensor, arbitri nga Saranda flet për mikun e tij

by A R
11/12/2017 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupi i pajetë i shtetasit Agim Proda është gjetur i djegur ditën e djeshme në brendësi të ashensorit të një pallati në Sarandë.

58-vjeçari Proda, punonjës i Ujësjellësit të këtij qyteti dyshohet të jetë vetëdjegur. Akti i rëndë mendohet të jetë kryer në kushtet e depresionit. Burime për “Gazeta Shqiptare” bëjnë me dije se Proda ka qenë ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s në vitet 86-88′, ndërsa në vitet e fundit ishte vëzhgues i ndeshjeve të futbollit shqiptar.

Presidenti i FSHF, Duka i ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Agim Prodës. Ndërkohë arbitri i kategorisë së dytë në Sarandë, Qerim Ruçi, i pyetur nga “Gazeta Shqiptare” në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, është shprehur se me të ndjerin ka pasur kontakte të vazhdueshme prej vitesh, kjo pasi i lidhtë qyteti ku jetonin dhe profesioni.

Duke shprehur ngushëllimet për largimin nga jeta të personit që e kish përkrahur për një kohë të gjatë dhe falë të cilit Ruçi sot është arbitër pranë FSHF-së, i riu tregon se Proda prej ditësh kishte shfaqur shenja depresioni. “Më erdhi shumë keq kur dëgjova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që më kanë përkrahur në pasionin dhe njëkohësisht profesionin tim. E takoja thuajse përditë, por kohët e fundit nuk ishte mirë, nuk fliste pothuajse fare dhe ishte në gjendje shumë të ngarkuar psikologjie. Nuk e mendonim që do shkonte deri në këtë pikë”, u shpreh Ruçi për Gazeta Shqiptare. Sakaq në lidhje më këtë ngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa trupi pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Mesazhi i FSHF

FSHF dhe presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë për zonën e jugut dhe jo vetëm, vëzhguesit të saj Agim Proda, njëherësh edhe ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s në vitet 86-88′. Me hidhërim shumë të madh FSHF ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut Proda në moshën 58-vjeçare. Z.Proda gjatë gjithë këtyre viteve ka kryer funksionet e vëzhguesit të ndeshjeve në garat e futbollit shqiptar. FSHF përcjell ngushëllimet e saj për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Agim Prodës duke mbajtur njëherësh në kujtesë të gjatë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar.

Hetimi

Policia e Sarandës bën njoftimin se ditën e diel, rreth orës 14:10, është lajmëruar salla operative nga një telefonatë se në lagjen “Nr.4”, në brendësi të ashensorit të një pallati, i cili ishte ende në ndërtim është gjetur plotësisht i djegur trupi i një shtetasi. Shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull. Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë t’i përkasë shtetasit Agim Proda, 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur. /b.d

Next Post
Këto janë ushqimet që mbrojnë zemrën tuaj

A shkakton kancer mishi i kuq? Sasia dhe si duhet gatuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In