Identifikohet gruaja e cila u gjet e pajetë paraditen e sotme pranë bregut të detit, në Durrës.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për A.Sh., 44 vjeçe, banuese në Shijak.
Mësohet se gruaja vuante nga probleme depresive dhe dyshohet se mund të jetë hedhur në det për ti dhënë fund jetës.
Trupi i së ndjerës, u gjet në afërsi të “Pistës Kosova”, në zonën e plazhit.
Ishte Policia Kufitare, ajo që gjeti dhe bëri të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, teksa nuk u konstatua asnjë shenjë dhune apo dëmtimi.
/a.r