Policia ka arrestuar një 24- vjeçar për vajzën që u gjet dje e pajetë në plazhin e Velipojës.
Mediat raportojnë se Indrit Bajraktari nga Postriba kishte dalë së bashku me vajzën në det me skaf.
Nuk dihet ende shkaku se pse ka vdekur vajza e cila u gjet nga peshkatarët në det e vdekur 700- 800 metra larg bregut të detit në vendin e quajtur ”Vilun”.
Por sipas pretendimit të Bajraktarit, vajza ka rrëshkitur nga skafi dhe është mbytur në det. Por ai shton se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.
Nga akt-ekspertiza e mjekësisë ligjore bëhet e ditur se vajza ka patur shenja dhune në trup.
/e.rr