Të paktën 8 persona janë konfirmuar të vdekur në Moskë pasi ishin futur të eksploronin kanalizimet nëntokësore. Pasi grupi kishte nisur eksperiencën e rrezikshme, nisi një shi i rrëmbyer, i cili mbushi menjëherë me ujë kanalizimit duke i marrë jetën 8 personave.
Të hënën nisi një operacion i madh kërkim shpëtimi për gjetjen e 8 personave, por fatkeqësisht nuk arritën të nxjerrin asnjë të gjallë. Deri tani janë gjetur trupat e pajetë të tre adoleshentëve, Gleb Lagashin, 17 vjeç, e dashura e tij Viktoria Schneider, 15 vjeç dhe kushërira e tij 15-vjeçare Elizaveta Markushina.
Autoritetet ruse janë duke kërkuar për gjetjen e trupave të personave të tjerë, mes të cilëve Dmitry Markushkin, 47 vjeç, shef i marrëdhënieve me publikun për kompaninë ruse të IT Lanit, i afërm me Gleb dhe Elizaveta.
/a.r