• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U fsheh djegia e makinës së dhëndrit të Sejdinit”, ministria: Ja komunikatat online…

by A R
31/07/2018 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike hodhi akuza të ashpra gjatë ditës ndaj policisë. Deputetët Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi deklaruan sot nga Elbasani se policia ka fshehur një ngjajre kriminale që bën fjalë për djegien e mjetit të dhëndrit të kryebashkiakut Qazim Sejdini.

“Policia jo vetëm që shërben për të mbrojtur e mbuluar ngjarjen e tmerrshme kriminale e për të fshehur provat e krimit apo për të mos bërë publike ngjarjen”, thanë deputetët e PD.

Sipas PD “bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të bashkisë e policia nuk bën asnjë lajmërim e fsheh ngjarjen”.

Pas kësaj deklarata ka ardhur dhe një reagim nga Ministria e Brendshme ku janë bashkëngjitur dhe dy komunikata ku është treguar kjo ngjarje.

NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË:

MB reagim për akuzat e PD-së, bërë sot në Elbasan

Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar nga qytetarët. E tregojnë këtë sondazhet e kryera muajt e fundit. Shqipëria është sot një vend më i sigurt. Në 7 muajt e parë të 2018 është regjistruar numri më i ulët i vrasjeve, krahasuar edhe me 2017 që ishte minimumi historik në 3 dekadat e fundit. Është numri më i ulët i vjedhjeve me armë e me pasoja, numri më i ulët i aksidenteve. Ndërkohë zbulueshmëria e ngjarjeve kriminale është shumë më e lartë se çdo vit i mëparshëm. Vendi ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit pas disa dekadash. Është rritur besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit dhe këtë e dëshmon edhe rritja e telefonatave drejt numrit unik të emergjencave 112. Qytetarët besojnë sepse nga ana tjetër e telefonit dikush përgjigjet dhe reagon.

Policia e Shtetit ka ende shumë për të bërë, për të ndërtuar një ambient më të qetë e të sigurt, në bashkëpunim me qytetarët dhe në partneritet të plotë me agjencitë ndërkombëtare në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Por akuzat e fundit nga deputetët opozitarë, bërë sot nga qyteti i Elbasanit, janë thjesht një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të hedhur baltë mbi punën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit në luftë të pandërprerë me krimin dhe paligjshmërinë. Akuzat e përsëritura dhe përbaltja kanë vetëm një qëllim, të rrisin artificialisht tensionin, të prishin imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik duke pretenduar cenimin e parametrave të sigurisë.

Ndaj ndjehemi të keqardhur për këto sulme të vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit, duke u përpjekur pa ia dalë mbanë, të manipulojnë me faktet që janë publike, online dhe i sheh kushdo.

Sot nuk është më koha kur qytetarit i fshihej gjithçka. Prej 4 vitesh, në kuadër të transparencës, çdokush gjen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit gjithë ngjarjet e ndodhura.

Në respekt të publikut dhe aspak të akuzuesve profesionistë, sqarojmë se nuk është fshehur asnjë ngjarje. Ato janë bërë publike dhe janë referuar në prokuroritë kompetente.

Ngjarjet e pretenduar si të fshehura janë të pasqyruara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, përkatësisht në datat 23 mars 2018: (Më datë 23.03.2018 rreth orës 03:00 në lagjen “Dyli Haxhire” në një pikë servisi është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz” në pronësi të një firme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal).

https://www.asp.gov.al/…/13424-informacion-mbi-ngjarjet-arr…

Njoftimi i dytë i publikuar në faqen zyrtare në 31 korrik 2018 sqaron rrethanat e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, ku bëhet fjalë për një telefonatë që pretendon vjedhjen e mjetit me armë, por nuk ka patur asnjë të shtënë në Elbasan: (Më datë 30.07.2018, shtetasi D.Sh., ka telefonuar policinë dhe ka kallëzuar se në aksin rrugor “Tiranë – Dajt”, dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin. Në lidhje me këtë njoftim është ngritur grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe vërtetësinë e informacionit, si dhe janë njoftuar DVP Elbasan, Durrës, Lezhë)

https://www.asp.gov.al/…/14144-informacion-mbi-ngjarjet-arr…

Next Post
Meta uron Trump për 242-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria solidare me SHBA

Meta "luftë" mazhorancës, kthen një tjetër ligj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In