Gjenerali amerikan Christopher Cavoli, mori të hënën postin e komandantit të lartë të NATO-s për Evropën në një periudhë sfiduese për sigurinë e kontinentit për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Gjatë një ceremonie të ndërrimit të komandës në Shtabin e NATO-s, u theksuan sfidat përballë aleancës e cila pritet të rrisë në mbi 300 mijë numrin e trupave të reagimit të shpejtë dhe të pranojë në radhët e saj Suedinë dhe Finlandën të cilat i dhanë fund neutralitetit të tyre pas agresionit të Rusisë në Ukrainë./m.j