• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

U fituan, u vodhën apo u blenë, dilemë dibrane!

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Po të kishte qenë një rezultat i ngushtë, akuza do të ishte e rrufeshme: U vodhën! Nëse rezultati (siç doli në të vërtetë), do të ishte i thellë, sërish akuza do të ishte po aq e menjëhershme: U blenë! Pak orë pas zgjedhjeve në Dibër, skena politike vijon të ziejë nga debati për fitoren me përmasa realisht të papritura të kandidatit socialist Muharem Rama. Ngjan paradoksale, por mbi 4000 votat diferencë që ai mori ndaj Sherefedin Shehut, duket se i kanë lejuar opozitës të ngrejë zërin në kupë të qiellit për atë që ajo e quan një proces të blerë. Madje për ta bërë më të besueshme akuzën e saj, shton edhe togëfjalëshin “me para droge”.

Ekuacioni i zgjedhjeve të blera me hashash është një version që tashmë në PD duket se e merr të mirëqenë i madh e i vogël. Me një lloj gëzimi dhe çlirimi të brendshëm, që më në fund u gjet “shkaku” madhor, kurthi fatal, komploti i fshehtë, që çoi në humbje kandidatin opozitar. Aaaa, ja ku paska qenë problemi, duket sikur thotë linja zyrtare e opozitës, tani që u mor vesh se bashkia e Dibrës nuk do të ishte pikënisja e ringritjes së demokratëve, siç e njoftoi plot pompë dhe volum të lartë kryetari Lulzim Basha.

Dhe si për ta kokolepsur edhe më keq këtë lëmsh me histori subversive,  një avion i vogël i rrëzuar në Ishëm, e bën edhe më të madhe bindjen autosugjestive të opozitës për mënyrën sesi Rama (Edi, jo Muharemi), po qëndron në pushtet. Aq me bindje po maiset kjo puna e manipulimit të politikës nga droga, saqë në këtë amok politik, mbeti vetëm pa u thënë që piloti italian kishte marrë përsipër të mbulonte zonën e Maqellarës apo Kalanë e Dodës, me eurot e kanabisit që do të sillte në bordin e avionit Pipper!!!

Që në Shqipëri është mbjellë e mbillet drogë, kjo s’ka pikën e dyshimit. Që kultivimi i drogave ka pasur dhe ka kopertura politike dhe institucionale, edhe kjo nuk do shumë mend. Shifrat që qarkullon ky “produkt” janë të tilla, sa nuk mund të lenë indiferent askënd. Por që edhe historia e kanabisit të mos përfundojë në mullirin e blojës së thashethemeve të përditshme që prodhon shtypi dhe politikanët e Tiranës, lidhjet duhen provuar, akuzat duhen mbështetur nga faktet dhe drejtimi i gishtit nuk duhet bërë në tym. Emrat që janë përfolur, personat që janë përfshirë nga opozita në afera droge, duhen provuar si fajtorë nga drejtësia.

Berisha dhe Basha janë dy liderë tejet të akuzuar në vite nga kundërshtarët e tyre politikë, për kundravajtje e madje edhe krime të rënda. Fajdet, shtatori 1998, 21 janari, Gërdeci, Rruga e Kombit etj, janë të gjitha përgjegjësi të kësaj dysheje, në gojën e socialisteve. Gjithsesi, për sa kohë që ndaj tyre s’ka një vendim gjykate për këto faje të supozuara, gjithçka ka mbetur në suazën e akuzave politike.

Ky parim universal vlen njëlloj edhe për ata që Basha e Berisha anatemojnë nga mëngjesi në darkë. Sepse kur publiku dëgjon Edi Ramën që thotë se është pakësuar tetë herë sipërfaqja e mbjellë me hashash në tre vitet e fundit, e kur më pas sheh akuzat me emra konkretë të opozitës ndaj të qeverisë, e ka të vështirë të gjejë se ku fillon e vërteta e ku mbarojnë thashethemet. Brenda qerthullit të të cilave ra edhe Dibra me zgjedhjet e saj, duke ndihmuar kështu humbësit që të kamuflojnë dobësinë e tyre politike e elektorale, pas “pesëfletëshit” të gjelbër që po çmend gjithë Shqipërinë.

 

Next Post
927 ndëshkime, policia rrit gjobat e arrestimet për rripin e sigurimit dhe shkelje të tjera

927 ndëshkime, policia rrit gjobat e arrestimet për rripin e sigurimit dhe shkelje të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In