Policia ka nisur procedim penal për dy efektivë të rrugores që shfaqen në një video duke marrë ryshfet. Po ashtu, drejtori i policisë ka nënshkruar pezullimi ne tyre nga detyra.
Ja njoftimi i policisë:
Lidhur me videon e publikuar në median online JOQ, ku shfaqen 2 punonjës policie që dyshohet se kanë marrë para nga një drejtues mjeti duke shkelur rëndë detyrën, ju sqarojmë se:
SHÇBA ka nisur menjëherë verifikimet pas njohjes me videon.
Janë identifikuar punonjësit e policisë të shfaqur në video të cilët kanë qenë me shërbim në aksin rrugor Lezhë – Tiranë.
Punonjësit e policisë pasi kanë ndaluar mjetin nuk kanë kryer asnjë verifikim, nuk kanë zbatuar procedurat standarte duke mos i komunikuar drejtuesit të mjetit arsyen e ndalimit për shkeljen e konstatuar prej tyre.
SHÇBA ka nisur procedimin penal për të dy këta punonjës policie.
Ndërkohë Drejtori i Policisë së Shtetit pasi ka marrë njoftimin nga SHÇBA për nisjen e procedimit penal ka pezulluar nga detyra efektivët e Qarkullimit Rrugor Lezhë Y.J. dhe
N.H.
/a.m.











