• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U është hequr viza amerikane, ja lista zyrtare me njerëzit e drejtësisë: 3 gjyqtarët dhe prokurorët që arritën të kalonin Vetingun, u zbuluan nga DSIK

by Java News
17/11/2022 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbatimi i ligjit të Vetingut nxori në pah për herë të parë një listë me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilave Ambasada Amerikane në Tiranë u kishte revokuar vizën për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në datat 26-27 janar 2017, Ambasada Amerikane i hoqi vizat një grupi prej 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve, por vetëm disa prej tyre u vetëidentifikuan dhe reaguan. Të tjerët do të zbuloheshin gjatë përballjes me Vetingun, falë raporteve të Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar mbi pastërtinë e figurës.

Në prill të këtij viti, gjatë procesit të Vetingut u zbulua se edhe Prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova, ishte gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u kishte hequr vizat. Elfrida Bregova është konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut. Megjithatë, fati i prokurores do të vendoset nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi Komisioneri Publik kundërshton vendimin e KPK-së, duke kërkuar rishikimin e vendimit nga KPA-ja.

Në janar të vitit 2009, Ambasada Amerikane i ka refuzuar dhënien e vizës gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj. Gjyqtarja nuk e kishte deklaruar këtë fakt në formularin për figurën, por Komisioni Vetingut e vlerësoi si jo jopenalizues mosdeklarimin. Gjyqtarja u konfirmua në detyrë.

Në 26 janar 2017, Ambasada Amerikane i ka hequr vizën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj. Ky fakt nuk është reflektuar në formularin e pastërtisë së figurës, pasi gjyqtari e kishte plotësuar dy ditë para, në 25 janar 2017. Islamaj u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut. Por, KPA-ja e riktheu në detyrë në prill të vitit 2022, duke e gjetur të padrejtë vendimin e shkallës së parë. Islamaj është gjyqtari i dytë që kaluar të dy shkallët e Vetingun nga lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që u është refuzuar viza amerikane.

Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në tetor 2019, hartoi një raport për llogari të Vetingut, duke konstatuar se Fatmira Hajdari ishte pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u kishte hequr vizat si të korruptuar. Vetë ish gjyqtarja Hajdari ka deklaruar se viza amerikane i është bllokuar deri në fund të procesit të Vetingut dhe jo si e korruptuar. Gjithsesi, si DSIK, ashtu edhe Vetingu, kanë konstatuar se zonja Hajdari nuk e ka deklaruar bllokimin e vizës amerikane. Fatmira Hajdarit i është bllokuar viza amerikane në 26 janar 2017, ndërsa formularin për pastërtinë e figurës e ka plotësuar një ditë më pas, në 27 janar 2017.

Viza amerikane i është revokuar edhe ish prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beçi, i shkarkuar probleme me pasurinë si dhe për deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës. Viza i është revokuar në 26 janar 2017, fakt që ish prokurori nuk e kishte deklaruar në formularin për pastërtinë e figurës.
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizitën edhe ish gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve se gjyqtari mund të mos kthehej më në Shqipëri.

“Kjo mosdhënie ose refuzim i dhënies së vizës mjekësore për mua në vitin 2014 nga ambasada e SHBA-së nuk është deklaruar nga ana ime si fakt në deklaratën e kontrollit të figurës, sepse ky ka qenë një fakt që nuk përfshihej në të dhënat që duhet të deklaroheshin në këtë deklaratë….”, ka deklaruare gjyqtari, i cili u shkarkua nga detyra për probleme me pasurinë.

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizitën edhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli, fakt të cilin ish gjyqtari nuk e kishte deklaruar në formularin për pastërtinë e figurës. Zeneli u shkarkua gjithashtu për mospërputhje të shumta në deklaratat e tij të pasurisë.

Në 26 janar 2017, viza i është hequr edhe ish prokurores Rovena Gashi, në atë kohë drejtuese strukturës së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Gashi u shkarkua më pas nga të dy shkallët e Vetingut me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë. Viza iu hoq edhe ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili dha dorëheqjen nga sistemi për të shmangur Vetingun. Llalla më pas u shpall non grata si i korruptuar, ndërsa sot është në arrati për shkak të dënimit me 2 vite burg me vendim të formës së prerë për fshehje pasurie.

Mes njerëzve të drejtësisë që u është refuzuar hyrja në SHBA, ishte edhe ish gjyqtari i Shkallës së Parë të Tiranës, Artan Lazaj, të cilit i është refuzuar viza. Në fund të muajit janar 2017, Lazajt i është komunikuar bllokimi i vizës, për shkak të disa informacioneve rreth veprimtarisë së tij. Lazaj është shkarkuar gjithashtu nga detyra./Adriatik Doçi-shqiptarja/com/m.j

Next Post
Zv/ambasadori i SHBA takim me Rrumbullakun: Mbështetje për mbrojtje nga sulmet kibernetike

Zv/ambasadori i SHBA takim me Rrumbullakun: Mbështetje për mbrojtje nga sulmet kibernetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In