Një 52-vjeçar, është ndaluar nga policia si vrasësi i dyshuar i Ahmet Toskës, ngjarje e ndodhur muajin e kaluar në qytetin e Fierit.
Sipas informacioneve paraprake, është arrestuar shtetasi me inicialet F.H., 52-vjeç, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
Ahmet Toska u vra pak javë më parë në lagjen e tij në Fier, pak metra pasi kishte dalë nga shtëpia, në sy të bashkëshortes së tij. Të njohurit thonë se ai ishte një njeri i qetë dhe pa probleme, megjthatë daja i viktimës ka kryer një vrasje para shumë vitesh dhe kjo është një nga pistat kryesore që po hetohet.
/a.r