• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U ekstraduan nga Spanja/ Kush janë dy vëllezërit që tentuan të vrisnin biznesmenin e njohur shqiptar

by
18/12/2022 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllezërit Enkel Kërtalli dhe Morel, të shpallur në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka, janë ekstraduar në Shqipëri në një periudhë kohore prej një javë. Më 13 dhjetor, Interpol Tirana ka marrë në dorëzim në Rinas Enkel Kërtallin, ndërsa sot, vëllanë e tij Morel Kërtalli.

Dy vëllezërit akuzohen për një vrasje të mbetur në tentativë në zonën e Shijakut në vitin 2017. Ata ndoqën dhe i bënë atentat makinës në lëvizje, me të cilën udhëtonte biznesmeni vendas Dashamir Gjoka. Ata dyshonin se Gjoka kishte mbështetur vrasësinë e vëllait të tyre.

Elvin Kërtalli, vëllai i dy të ekstraduarve ditët e fundit nga Spanja, u ekzekutua mbrëmjen e 26 gushtit të vitit 2013 në qendër të qytetit të Shijakut. Atentati që dështoi ndaj Dashamir Gjokës, ishte pikërisht një shenjë hakmarrje e dy vëllezërve për të tretin e tyre, katër vite më pas.

Ngjarja në vitin 2017 në Sallmone të Shijakut

Ngjarja për të cilën akuzohet 37-vjeçari ndodhi më 23 gusht të vitit 2017 në zonën e Sallmones në Shijak, kur biznesmeni Dashamir Gjoka, u qëllua me breshëri plumbash ndërsa udhëtonte me një mjet të blinduar bashkë me fëmijët nga një makinë tjetër që iu doli paralel.

Në momentin që drejt mjetit të Gjokës është qëlluar me armë, ky i fundit nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtësinë për t’u shpëtuar plumbave të agresorëve. Prej andej, mësohet se Gjoka nuk ka pritur që uniformat blu të mbërrinin në vendngjarje, por në kushtet e tronditjes ai së bashku me familjen i është drejtuar menjëherë komisariatit të policisë, ku ka denoncuar atentatin që ishte përgatitur ndaj tij. Burime pranë uniformave blu sqaruan se Gjoka ka deklaruar se u qëllua nga një automjet që ecte paralelisht me të, teksa ishte duke udhëtuar në drejtim të Shijakut.

Biznesmeni u ka treguar oficerëve të policisë se nuk ka arritur të dallonte armën e zjarrit me të cilën u qëllua apo se kush mund të ndodhej brenda në makinë, pasi sapo ka dëgjuar të shtënat, ka tentuar të shtojë shpejtësinë e mjetit për t’u larguar sa më parë që aty. Ndërkaq, me të marrë njoftimin, efektivët blu të cilët mbërritën në vendin ku ndodhi ngjarja nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe vënien në pranga të agresorëve. Por, për policinë, mësohet se pista kryesore e atentatit mbetet e kaluara e biznesmenit në Itali.

Dy ditë më vonë, u identifikua si autor të ngjarjes, vëllezërit Enkel dhe Morel Kërtalli, të cilët në momentin e ngjarjes ishin në një kafe në zonë dhe sapo kanë parë biznesmenin kanë marrë armët dhe i kanë ndjekur.

Atentati ndaj biznemsnit Gjoka, dyshohet se erdhi si hakmarrje e dy të rinjve për vëllain e tyre, Elvin Kërtalli, që u ekzekutua mbrëmjen e 26 gushtit të vitit 2013 në qendër të qytetit të Shijakut. Vëllezërit Kërtalli dyshonin se personi që e vrau vëllain e tyre është mbështetur nga Gjoka, në restorantin e tij. Gjithashtu ditën ku është ekzekutuar Elvin Kërtallit ka mbetur i plagosur dhe miku i tij, Dorian Zotaj.

Dashamir Gjoka është një emër i njohur për autoritetet, pasi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikohen si veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Trafikim i personave”.

Në shtator të vitit 2015, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në sekuestro 11 mijë metra katrorë truall, ndërtime e biznese, si dhe 15 mijë metra katrorë tokë arë, pasi dyshohej se Gjoka i kishte krijuar nga aktivitet i paligjshëm jashtë vendit. Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur rreth 200.000.000 lekë (të reja). Ndërsa, më 4 mars të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të Gjokës.

Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit “Antimafia”, nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali. Por, më 20 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda hoqi sekuestron e vendosur nga Shkalla e Parë për pasuritë e biznesmenit Dashamir Gjoka. Edhe pse i dyshuari është i lirë, pasi gjykata refuzoi ekstradimin e tij drejt Italisë, prokuroria dhe gjykata dyshojnë se pasuritë e tij janë krijuar me burime jo të ligjshme.

/e.d

Next Post
Argjentina kampione e botës/ Rama: Mbreti i futbollit në tokë, fitoi me ndihmën e mbretit lart në qiell!

Argjentina kampione e botës/ Rama: Mbreti i futbollit në tokë, fitoi me ndihmën e mbretit lart në qiell!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In