• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U dhunua pse i ndërhyri Bashës, kush është militanti i PD në Kavajë (VIDEO)

by A R
13/02/2017 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka qenë sot në Kavajë, për t’iu bërë thirrje qytetarëve të këtij qyteti për të marrë pjesë në protestën e 18 shkurtit.

Por në ish-bastionin e PD-së Basha ka vajtur fshehurazi, sepse mesa duket e ka ditur se mbështetja për të në qytetin e Kavajës do ishte krejt e papërfillshme. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të regjistruar me celular, Basha, kryetari i partisë opozitae më të madhe në vend, ka përfunduar në Kavajë duke ju folur një grushti të vogël njerëzish pa podium dhe pa mikrofin. Kjo sepse aq pak veta sa ishin, mund ta dëgjonin edhe nga afër. Afër mendsh që aq aktivistë sa Basha kishte sot në Kavajë, janë ndoshta më pak dhe se kryesia e PD-së në Kavajë.

Mirëpo përveç mbështetjes së papërfillshme që Basha mori sot në Kavajë, ai bëri edhe një tjetër gjest që për një kryetar opozite që pretendon të bëhet kryeministër është totalisht e papranueshme. Teksa Basha po fliste dhe regjistrohej me celular, teksa grushti i militantëve brohorisnin, njëri ndër ta i ka treguar Bashës punën e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. “Shih rreth e rrotull çfarë punë ka bërë bashkia Kavajë”.

Në momentin që Basha po sulmonte qeverinë edhe personi në fjalë po ulëriste me turmën “poshtë qeveria”, por kur Basha përmendi Elvis Roshin, ai tha “Lëre atë, shih rreth e rrotull çfarë punë ka bërë”. 

Aty Bashën dhe stafin e tij nuk i kanë mbajtur dot nervat dhe e kanë larguar me dhunë militantin e PD-së që mbrojti punën e bërë në Kavajë.

Por, kush është i larguari me dhunë nga minitubimi i Bashës në Kavajë sot.
Mësohet se ai është Besnik Gjoni, një ish pishtar i demokracisë, i dekoruar posaçërisht për kontributin e tij.

Besnik Gjoni ka qenë kahera mbësjhtetës i PD, shoqerues e militant i flaktë i Sali Berishës.
Sot teksa kishte përballë kryetarin e PD-së ai sërish guxoi të thoshte një të vërtetë të thjeshtë. Tha faktin se Kavaja ka ndryshuar, në Kavajë është punuar. Vetëm për këtë Basha, që hiqet si “pishtar” i fjalës së lirë e ka flakur nga turma, duke treguar edhe njëherë kompeksin e inferioritetit që ai ndjen teksa sheh mbështetjen që më shumë se kudo, në Kavajë e ka në kufinjtë e të papërfillshmes.

Pas incidentit të disa ditëve më parë ku shoqëruesit e Bashës dhunuar një militant të PD në Durrës, sot ishte rasti i dytë i kësaj sjellje. /lexo.al

Next Post
Fotoja e vrasjes së ambasadorit rus fiton çmimin e Shtypit

Fotoja e vrasjes së ambasadorit rus fiton çmimin e Shtypit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In