Kreu i Qeverisë ka reaguar mesditën e sotme sa i përket ngjarjes së raportuar më herët ku një qytetar u dhunua nga një kamarier.
Në rrjetin social Facebook, Edi Rama merr në mbrojtjen qytetarin duke e falenderuar atë.
“Falenderoj me respekt qytetarin shembull që refuzoi të paguajë pa kupon dhe denoncoi reagimin brutal të abuzuesve që u ndaluan nga policia” – shkruan kryeministri.
Më herët, një qytetar u rrah nga kamarieri Emiljano Maliqi pasi refuzoi të paguajë pa marrë kuponin tatimor. Policia ka shoqëruar Maliqin dhe administratorin e firmës, Dritan Jonuzi.









