• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U dënua përjetësisht për vrasjen e gruas… pas 24 vitesh në qeli, shpallet i pafajshëm

by Java News
31/10/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo grua duhet të ndihet e sigurt në shtratin e saj, ndaj lajmi për Christine Morton, e cila ishe vrarë brutalisht teksa flinte, kishte shokuar komunitetin e Austin, Teksas. Nëna e devotshme ndodhej në shtrat, ndërsa djali i saj 3-vjeçar flinte në dhomën ngjitur kur u sulmua me mjete të forta deri në vdekje.

Bashkëshorti i saj, Michael këmbënguli se Christine, 31 vjeçe ishte gjallë kur ai u largua për në punë, në mëngjes herët. Por policia nuk e besoi. Michael u akuzua për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Teksa ai dergjej pas hekurave të burgut duke këmbëngulur në pafajësinë e tij, një tjetër nënë, pak metra më tej shtëpisë së tij, u masakrua për vdekje teksa flinte në shtrat. Koincidencë? Apo provë se kishte pasur një gabim të madh nga drejtësia?

Christine, 31 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Michael jetonin në Austin me djalin e tyre, Eric. Michael ishte menaxher i një dyqani ushqimoresh, ndërsa Christine ishte shtëpiake. Ata ishin një çift i zakonshëm që sapo kishin nisur të ndërtonin familjen e tyre. Më pas, në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit 1986, Christine u sulmua mizorisht. Ajo u goditi nga një send i fortë i paidentifikuar të paktën 8 herë deri në vdekje. Kur një fqinje dëgjoi të qarat e fëmijës 3-vjeçar, shkoi të kontrollonte dhe gjeti Christine të mbuluar nga gjaku në shtratin e saj. Ishte një sulm i egër, ku fëmija 3-vjeçar kishte qenë pjesërisht dëshmitar. Në shtëpi mungonte vetëm arma e familjes. A ishte motivi i sulmit grabitja? Policia nuk ishte e sigurt, shkruan shqip.

Michael-Morton-Christine-Morton-and-son
Michael Morton, Christine Morton dhe djali i tyre Eric

Michael, në atë kohë 32 vjeç, rrëfeu se kur ai ishte larguar për në punë, rreth orës 5.30 të mëngjesit, bashkëshortja e tij ishte ende gjallë, por hetuesit ishin të bindur se ajo ishte vrarë përpara kësaj ore.

Gjashtë javë pas ngjarjes, Michael u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e Christine. Ai nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë, as histori dhune apo ndonjë motiv specifik që mund të çonte deri në këtë pikë. Eric i vogël tha në atë kohë se kishte parë një ‘monstër’ të sulmonte nënën e tij dhe se ai kishte mustaqe. Një fqinj gjithashtu kishte rrëfyer se kishte parë një makinë të panjohur në zonë. Por për arsye të panjohura, të dyja këto detaje nuk u morën parasysh në gjyq.

Në shkurt të vitit 1987 Michael u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Christine. Michale dhe avokatët e tij këmbëngulën në pafajësi, duke kërkuar që t’u tregohej koha e vdekjes. Gjithashtu, në kohën e vrasjes jashtë shtëpisë së çiftit u gjet edhe një fashë e gjakosur, të cilën mund ta kishte hedhur vrasësi kur ishte larguar. Por fatkeqësisht, testi i ADN nuk ishte në nivelin e mjaftueshëm në atë kohë për ekzaminime të detajuara.

Dy vjet më vonë, ndërsa avokatët e Michael luftonin ende për të provuar pafajësinë e tij, ndodhi një tjetër vrasje në të njëjtën zonë. Një nënë ishte vrarë në shtratin e saj.

Më 13 janar 1988, Debra Baker ishte duke fjetur. Dy fëmijët e saj, 7 dhe 3 vjeç ishin duke ndenjur me babanë e tyre. Një person hyri me dhunë në shtëpi, e qëlloi për vdekje gruan dhe vodhi një video.

Ashtu si Christine, Debra ishte një grua brune e cila ishte munduar të luftonte për të ndalur vrasësin e saj. Të dyja gratë ishin vrarë më datë 13, dhe të dyja në shtrat. Edhe në këtë rast, i dyshuari kryesor për policinë u bë bashkëshorti, por ai u çlirua nga akuzat disa javë më vonë dhe krimi mbeti i pazbardhur.

Në vitin 2011, pasi Michael kaloi 24 vjet në burg, ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Organizata jofitimprurëse ‘Innocence Project’ nisi një fushat për të kërkuar që të bëheshin analizat e ADN sipas teknologjisë së fundit në fashën e gjakosur të gjetur 24 vjet më parë pranë shtëpisë ku ndodhi vrasja e 31-vjeçares. Ajo do të ishe prova vendimtare për shfajësimin e Michael, raporton shqip.

Mark-Norwood
Mark Norwood, vrasesi i vertete i Christine

Kur ajo më në fund u dërgua në laborator, u provua se përmbante gjakun e Christine të përzierë me ADN e një mashkulli që nuk ishte Michael. Pas më tepër se 2 dekadash i burgosur për një krim që nuk e kishte kryer, Michael u la i lirë më 4 tetor 2011.

Prokurori që e akuzoi dikur, Ken Anderson, tashmë ishte një gjykatës. Ai u akuzua dhe dënua për shpërfillje të gjykatës për mosparaqitjen e provave nga gjyq – prova për të cilat nëse do të kishte ngritur dyshime të arsyeshme, mund të kishin provuar pafajësinë e Michael.

Ken Anderson u dënua me shërbim në komunitet, një gjobë dhe dhjetë ditë në burg – nga të cilat kreu vetëm pesë.

Ndërkohë, ADN në fashë u zbulua se i përkiste një burri të quajtur Mark Norwood, i cili kishte jetuar në Austin në kohën e vrasjes së Christine. ADN e Mark gjendej në sistemin e të dhënave të policisë si një njëri me të shkuar kriminale, përfshi edhe disa grabitje të dhunshme. 58-vjeçari doli para gjykatës në vitin 2013 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Christine./a.k

Next Post
Premtimi i shkelur nga Gjermania për punëtorët shqiptarë dhe ballkanas

Afro 28 mijë azilkërkues nga Kosova janë kthyer brenda dy vjetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

February 24, 2026
Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In