• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U dënua për shpifje, Boçi: Nuk u surprizova fare…

by Java News
08/04/2019 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Luciano Boçi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar, pasi gjykata e shpalli atë fajtor për akuzën e shpifjes. Boçi shprehet se vendimi ishte politik, si dikur agjitacion e propaganda, ndërsa shprehet se Lindita Nikolla është super e korruptuar.

“Nuk jam i surprizuar nga vendimi i gjyqtarit sot. Ishte një vendim i shkruar para se të merrej e lexohej. I shkreti, akoma nuk e ka kaluar vettingun politik të organizatës bazë të Partisë që përzgjedh besnikët. Si i tillë ishte një vendim i pastër politik. Jetojmë ditët e regjimit të norko-politikës dhe kuptohet. Dënohesh për Agjitacion-Propagandë të bërë kundër udhëheqjes dhe nuk është çudi”, shkruan Boçi.

Më tej ai thekson se vendimi është i vetë Ramës, i cili sipas tij trysnon sot dhe imponon shumë vendime në raport me kundërshtarët e tij politikë dhe në raport me aleatët e tij kriminalë.

“Sot në Shqipëri dënohesh shumë lehtë e shpejtë pse denoncon, pse thua të vërteta, pse proteston, pse kërkon të drejta. Po të bësh krim, korrupsion, trafik droge, pastrim parash të pista, vrasje nuk të gjen gjë as nga policia as nga Rama, as nga drejtësia “e re” e kapur prej tij. Madje venerohesh e gradohesh. Ne sollëm të gjitha argumentat e duhura e bindëse për çdo lexues ligji e jo më për një specialist”.

Boçi shprehet se vendimin do ta apelojë. ‘Deri atëherë, Lindita mund të shkojë të krihet nja dy herë tek parrukieri, se një e krehur aq i bën, sa gjysma e dënimit, me shpresë se do i bëjnë telefon e trysni dhe Apelit. Sa për deklarimet e mia i them dhe njëherë botërisht, me pak ndryshim. Ish Ministrja e arsimit me mesataren 5.8, nuk është thjeshtë e paaftë.

Është super e paaftë. Ish Ministrja e shkatërrimit të Arsimit, nuk është thjeshtë e papërgjegjshme. Është super e papërgjegjshme. Nuk është e korruptuar, por super e korruptuar. Këtë ia dëshmuan 140 mijë studentë më protestën e tyre, që i rrethuan ministrinë një muaj rresht dhe e shkulën nga karrigia’, përfundon Boçi.

/a.rada

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi javor nga Paolo Fox, parashikimi për datat 8-14 Prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In